LAJMI I FUNDIT:

Biletë falas për ndeshjen ndaj Spanjës, udhëtime nëpër botë dhe shumë oferta reklamimi – Super tifozi i Zvicrës ‘mbulohet’ nga shpërblimet  

Biletë falas për ndeshjen ndaj Spanjës, udhëtime nëpër botë dhe shumë oferta reklamimi – Super tifozi i Zvicrës ‘mbulohet’ nga shpërblimet  

Luca Loutenbach, 28-vjeçar, është bërë një yll në rrjetet sociale për shkak të pasionit të tij për ekipin kombëtar të Zvicrës. Tani kompanitë zvicerane e kanë gjetur atë dhe duan ta shpërblejnë me dhurata të ndryshime dhe marrëveshje sponsorisuese.

Zvicra bëri befasinë më të madhe në Euro 2020, duke eliminuar kampionin e botës, Francën, pas penalltive, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 3-3.

Befasia erdhi edhe për faktin se Helvetikët ishin duke humbur 3-1 në pjesën e dytë dhe dy gola erdhën shumë shpejt në fundin e ndeshjes apo më saktë në minutat 81 dhe 90.


Zvicra shkruan historinë: Eliminon Francën pas gjuajtjeve të penalltive në Euro 2020, në çerekfinale takohet me Spanjën
Lexo po ashtu Zvicra shkruan historinë: Eliminon Francën pas gjuajtjeve të penalltive në Euro 2020, në çerekfinale takohet me Spanjën

Barazimi në minutën e fundit bëri që tifozët zviceran të kalojnë në dëlir, por padyshim ai që pushtoi gjithë mediat botërore ishte 28-vjeçari Luca Loutenbach.

Kamerat televizive po e filmonin dhe Luca u bë një yll i mediave sociale brenda natës. Imazhet e reagimeve të tij emocionuese rrokullisen nëpër botë. Dhe ato tashmë janë duke u përdorur si reklamë për kompanitë, siç janë Deutsche Bahn, DB Cargo.

Përveç kësaj, tifozit i është premtuar një fluturim falas në çerekfinale në Shën Petersburg në ndeshjen ndaj Spanjës, ku bileta e aeroplanit do t’i paguhet nga Swiss Air.

Red Bull do t’i dërgojë pije energjike për udhëtimin. Organizata zvicerane e Turizmit i ofron super-tifozit një fundjavë Wellness për t’u çlodhur pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Kjo nuk është e tëra pasi, Zyra Federale e Shëndetit Publik të Konfederatës Zvicerane (BAG) i ka kërkuar tifozit t’u ndihmoj në fushatën për vaksinimin e të rinjve, ndërsa edhe kompania përpunuese e qumështit (Emmi) e ka ftuar atë për reklama. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas

La Liga
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Si 17-vjeçar i vetëm në Pragë dhe pa para - Historia interesante e udhëtimit të Liridon Krasniqit me tren

Kosovë
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori