LAJMI I FUNDIT:

Mali i Zi thotë se ka kontaktuar autoritetet në Kosovë, rreth arrestimit të një të riu në Gazimestan

Mali i Zi thotë se ka kontaktuar autoritetet në Kosovë, rreth arrestimit të një të riu në Gazimestan

Me rastin e arrestimit të një të riu nga Podgorica në Gazimestan, Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka thënë se ambasada e këtij vendi në Prishtinë kontaktoi autoritetet e Kosovës dhe se do të ndërmerrte të gjitha masat e nevojshme, siç është thënë “për të mbrojtur qytetarin malazes”.

“Ne jemi informuar nga autoritetet kompetente të Kosovës se aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për të sqaruar rastin dhe se të riut do t’i sigurohet ndihmë juridike. Ambasada e Malit të Zi do të vazhdojë komunikimin intensiv në mënyrë që të marrë më shumë informacion”, citohet të jetë thënë në një deklaratë, përcjell Telegrafi.


Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit” në Gazimestan, policia jep detaje
Lexo po ashtu Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit” në Gazimestan, policia jep detaje

Ndryshe, në Gazimestan, që gjendet rreth 15 kilometra larg Prishtinës, rreth 1,000 serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të tjera të rajonit, u mblodhën për të shënuar Vidovdanin.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan, një person, shtetas i Malit të Zi, u ndalua nën dyshimin se kishte kryer krimin e shkaktimit të përçarjes dhe intolerancës dhe se të njëjtit, pas intervistimit, i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

“Të gjitha veprimet që lidhen me personin në fjalë do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin”, thuhej në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori