LAJMI I FUNDIT:

E-Legend është një veturë elektrike me vlerë një milion euro

E-Legend është një veturë elektrike me vlerë një milion euro

E-Legend prezanton EL1 për nder të legjendës Audi Sport Quattro S1.

E-Legend është një model i mundësuar nga tre motorë elektrik, një në pjesën e përparme dhe dy në boshtin e pasmë.

Fuqia maksimale është 816 kuaj fuqi, dhe ato mundësohen nga bateritë 90 kWh që përdorin teknologji 800 volt, ndoshta nga Taycan, transmeton Telegrafi.


Dhe performanca është shumë serioze. EL1 arrin 100 km/orë në 2.8 sekonda dhe shpejtësinë 200 km/orë në më pak se 10 sekonda.

Diapazoni është rreth 400 km, ose nëse ndiqet në programin SportPlus, vetëm dy xhiro në Nürburgring, thotë kompania.

Gjërat bëhen më të qarta kur themi se vetura ishte projektuar nga Marcus Holzinger, pronari i kompanisë dhe djali i projektuesit të Sport Quattro origjinal.

E-

Dhe tani “më e mira”.

Kjo veturë planifikon të prodhohet në një seri prej 30 kopjesh dhe është raportuar një çmim prej 1.06 milion euro.

E-Legend po planifikon dy modele të tjera, EL2 dhe EL3. /Telegrafi/