Zanatet e vjetra në Kërçovë po shuhen. Thuajse nuk mund të gjesh më kazanxhi, kovaç ose saraç. Në pjesën e vjetër të Kërçovës mund të gjesh vetëm një kazanxhi, e ai është Kosta Galimanovski, i cili ka nisur të punojë që në moshe të re, ndërsa zanatin e ka trashëguar nga babai dhe gjyshi i tij.
Të gjitha këto punime i ka bërë vetë, si kazanë, kazanë për verë, tepsi, mburojën e Gjergj Kastriot Skënderbeut për të cilën thotë se ka shkuar deri në Krujë për ta parë nga afër si duket etj.
TV21 këtë zanatçi e takoi duke punuar një tepsi tradicionale të stilit të vjetër.
“Mjeshtërit i kanë punuar tepsitë me herët secili me mjetet e veta varësisht se kush me çfarë mjeti është mësuar. Unë tradicionalisht punoj në këtë gurë, i cili shërben për formësim, d.m.th tepsinë të cilën tani e përdredhim, në këtë mënyrë edhe gjyshi dhe babi im thonë se quhet formësim”, tha Galimanovski.
Ai vazhdoi punën duke i dhënë formë kësaj tepsie e cila përdoret edhe sot e kësaj dite, sepse është më praktike për ushqime tradicionale.
“Tani duhet ta nivelojmë dhe ta rregullojmë rrethin si duhet që të mundet ky objekt të duket si tepsi. D.m.th. nga llamarina fitoni produkt të gatshëm. Siç e patë edhe më parë kazani, mburoja d.m.th. çdo gjë që punohet nga llamarina, thjeshtë, aftësia, përvoja dhe dëshira bëjnë produkt të gatshme të cilat janë përdorur dhe përdoren për nevoja ditore”, u shpreh më tej ai.
Tepsia nga mjeshtri mori formën e duhur dhe tani është e gatshme për përdorim.
“Ky është produkti final që e bëmë, pra nga një pjesë e thjeshtë, rreth nga metali ne fituam produkt final që do të përdoret për amvisëri. Produktet e tanishme nëpër markete punohen me makina, ndërsa kjo është një mënyrë që të parët tanë e kanë përdoruar për të pasur fonde për ekzistencë”, tha ai.
Ai thonë se për çdo ditë bie interesi për punën e tyre, madje tepër i dobët është edhe interesi për zanatçinj të rinj. Djali i tij i ka premtuar se do ta mësoj zanatin për të mos u humbur tradita, por nuk është i sigurt nëse do ta ketë si profesion. Andaj Kosta për ta bërë interesant këtë zanat për të rinjtë është në përgatitje e sipër të një ekspozite. Do të përgatisë disa mburoja që janë përdorur në kohën e lashtë gjatë luftërave.
Ekspozita do të quhet “Ballkani ndër vite” dhe do të kemi diku 15 deri më 25 mburoja edhe atë 5 nga Maqedonia, 2 nga Shqipëria, 2 nga Greqia, 2 nga Bullgaria, 2 nga Serbia etj… /TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron