Arrestohen tre të mitur në Prishtinë – kërcënuan me thikë një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të mitur në Prishtinë.
Sipas policisë tre të miturit dyshohet se nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para.
Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































