Bashkëjetonte me një të mitur, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me një të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rasti është iniciuar si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjet”.
“Prizren / 20.07.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ishte duke bashkëjetuar me viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
6 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































