Jahir Morina, afarist nga Kosova, ka mbi një dekadë që ka konteste gjyqësore për dy biznese të tij dhe ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare. Ai tregon se neglizhenca në sistemin e drejtësisë, sa i përket zgjidhjes se kontesteve ekonomike, i ka kushtuar me humbje milionëshe.
Shpresa e tij për zgjidhjen e këtyre lëndëve, është te krijimi i Gjykatës Komerciale të Kosovës. Qeveria e Kosovës më 22 qershor ka miratuar projektligjin për krijimin e kësaj gjykate.
Në bazë të këtij Projektligji, të gjitha kontestet lidhur me çështjet ekonomike dhe konfliktet administrative në kontestet biznesore, do të jenë kompetencë e Gjykatës Komerciale.
Krijimi i kësaj Gjykate është një ndër çështjet më të rëndësishme që po ndodh në dy dekadat e fundit, në aspektin ekonomik në vend. Ne kemi edhe dy kompani tjera që posedojmë që nga viti 2014 dhe jemi në procedura gjyqësore me institucione të ndryshme të Kosovës. Të dyja kompanitë llogariten të jenë të falimentuara, për shkak të moszgjedhjes së kontesteve. Flasim për 6-7 milionë euro për 15 vjet. Do të thotë dëmet janë ekstremisht të mëdha në biznese dhe ekonomi, për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës Komerciale”, tha Morina.
Gjykata Komerciale do t’i ketë dy shkallë
Në Projektligjin për Gjykatën Komerciale, të cilin e posedon Radio Evropa e Lirë, thuhet se çdo person ka të drejtë t’i drejtohet kësaj Gjykate për të kërkuar mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të tij/saj ligjore, për aq sa veprimet për të mbrojtur ose zbatuar ato të drejta, janë brenda kompetencave të Gjykatës Komerciale.
Kjo Gjykatë do të funksionojë si e specializuar, e ndarë në dy shkallë (Themelore dhe të Apelit), kompetente për gjykimin e kontesteve për çështjet komerciale dhe administrative në çështje komerciale, si dhe do të trajtojë kundërshtimet dhe ankesat në procedurat përmbarimore.
Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë sponsoruar këtë Projektligj, kanë thënë se “besojnë se Gjykata Komerciale, në cilësi të gjykatës së specializuar, do ta rrisë efikasitetin dhe efektivitetin në shqyrtim dhe vendosjen e kontesteve, ku palë në procedurë janë bizneset”.
Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se krijimi i Gjykatës Komerciale, do të rrisë efikasitetin e trajtimit të lëndëve të bizneseve, njëherësh procedura më të shpejta dhe cilësore.
Përfitimi kryesor nga themelimi i kësaj Gjykate, sipas tij, është që të gjitha kontestet ndërmjet operatorëve ekonomikë dhe afaristëve, do kenë një adresë.
Rastet e kontesteve biznesore vonohen deri në 15 vjet
Moszbatimi i kontratave, vonesat në pagesa, problemi me pronat, janë disa nga mosmarrëveshjet ndërmjet bizneseve në Kosovë.
Njëherësh sipas Shahinit, duke zgjidhur kontestet me procedura më të shpejta se me procedurat standarde gjyqësore, Kosova krijon siguri më të madhe edhe për investitorët e huaj.
“Kjo Gjykatë do të mundësojë edhe shkurtimin e afateve kohore të kontesteve, sepse vitet e kaluara, ka ndodhur që një kontest në mes operatorëve ekonomikë, ka zgjatur shtatë deri 15 vjet, e që kjo është një e metë e madhe edhe si shtet dhe promovon pasiguri në zgjidhjen e kontesteve”, ka thënë Shahini.
Në Projektligj, ndër të tjera thuhet se Gjykata Komerciale është kompetente për të gjykuar dhe ka juridiksion ekskluziv për të gjykuar, në Dhomat e shkallës së parë dhe Dhomat e shkallës së dytë, kontestet ndërmjet shoqërive tregtare vendore dhe të huaja, kontestet në mes të institucioneve publike dhe subjekteve private, si dhe kontestet në mes të personave juridikë vendorë dhe të huaj, në lidhje me çështjet e ndërsjella tregtare.
Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Gjykata publikon të gjitha aktgjykimet në faqen e saj zyrtare të internetit, në afat prej 60 ditësh nga data e nxjerrjes së aktgjykimit, në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Krijimi i Gjykatës Komerciale ishte paralajmëruar edhe nga ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Në Kosovë që nga viti 2011, janë hapur disa qendra të arbitrazhit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve biznesore, të cilat mund të shfrytëzohen për t’i shmangur proceset e gjata gjyqësore.
Qendrat e arbitrazhit funksionojnë në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Por, ndonëse në zyrat e arbitrazhit është thënë se kontestet ekonomike mund të zgjidhen brenda një periudhe gjashtëmujore, bizneset kanë hezituar që t’iu drejtohen këtyre qendrave të arbitrazhit dhe numri i rasteve që trajtohen nga këto qendra, vazhdimisht ka qenë i ulët. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë