LAJMI I FUNDIT:

Klienti amerikan lë bakshish 16 mijë dollarë në një restorant të New Hampshire

Klienti amerikan lë bakshish 16 mijë dollarë në një restorant të New Hampshire

Punëtorët në një restorant në New Hampshire, SHBA, thanë se ishin shtangur kur një klient i tyre la një bakshish prej 16 mijë dollarësh në faturën e tij prej 37.93 dollarë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Michelle McCudden, një banakiere në Stumble Inn Bar & Grill në Londonderry, tha se klienti, i cili nuk ishte i rregullt, kishte porositur disa hot-dogs, disa kokteje dhe turshi të skuqur përpara se të kërkonte faturën e tij.


“Ai është një lloj njeriu misterioz”, tha McCudden.

McCudden u trondit kur shikoi faturën e burrit dhe pa bakshishin prej 16 mijë dollarësh. /Telegrafi/