LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Danimarkës, Hjulmand, që është fans i ‘Guardiolismo’ dhe po çmend në EURO 2020: Ai thotë se Pep do të mbahet mend si Steve Jobs i futbollit

Përzgjedhësi i Danimarkës, Hjulmand, që është fans i ‘Guardiolismo’ dhe po çmend në EURO 2020: Ai thotë se Pep do të mbahet mend si Steve Jobs i futbollit

Federata e futbollit danez kishte njoftuar në vitin 2019 se Kasper Hjulmand do të zëvendësojë Age Hareide pas 2020 Euro, por COVID-19 përshpejtoi gjërat. 

Sidoqoftë, ‘Dinamiti i Kuq’ nuk e filloi mirë. Pas një sulmi në zemër në mes të ndeshjes së Chritian Eriksen, skuadra e Hjulmand pësoi nga Finlanda (1-0).

Troels Bager Thogersen, kryeredaktor i ‘Tipsbladet’, ka folur për trajnerin e Danimarkës, mënyrën se si e sheh futbollin dhe suksesin e tij duke e kaluar grupin edhe pse nuk e nisi mirë.


“Ai është trajneri më i talentuar në Danimarkë. Ai është metodik, inteligjent … Ai di si të kontaktojë me lojtarët e tij dhe të krijojë një ndjenjë të komunitetit. Ai është një udhëheqës modern. Ai ka qenë trajneri i përsosur në këto ditë sfiduese”, ka thënë Troels Bager Thogersen, Kryeredaktor i ‘Tipsbladet’.

Pas humbjes nga Finlanda,  erdhi humbja tjerët me Belgjikën (1-2).

Shifrat nuk ishin korrekte, pasi Danimarka kishte bërë 43 goditje në dy ndeshje, dhe kishte shënuar një gol, ndërsa nga gjashtë goditje, kishte pësuar tre gola.

Fitorja ndaj Rusisë (1-4) ishte e bukur dhe i vendosi ata në mesin e 16 skuadrave më të mira, ku do të përballen me Uellsin të shtunën.

“Ne përdorim shembullin e kampionit Danimarkës së 1992 si një frymëzim që kombet e vogla gjithashtu mund të arrijnë gjëra të mëdha. Unë jam krenar për këta lojtarë”, ka thënë Hjulmand.

Ish-trajneri i Lyngbyt, Nordsjaelland dhe Mainz është një fans u Guardiolas. “Ai e ka çuar futbollin në një nivel tjetër. Ai ka qenë një frymëzim për mua. Ai nuk ndalet së krijuari”, kishte thënë ai qysh në vitin 2012.

Edhe tani nuk e ka ndërruar mendimin.  “Unë jam i bindur se Guardiola do të mbahet mend. Si Steve Jobs i futbollit”, ka thënë ai para Euro 2020.

Gazetari Troels Bager Thogersen shkon një hap më tej dhe tregon frymëzimin e trajneri danez te Pep Guardiola. “Ai është shumë i frymëzuar nga Pep. Ai udhëtoi në Barcelonë disa herë kur Pep ishte trajner dhe e ndoqi nga afër”, tregon ai

Në fakt, Danimarka ka nënshkruar dy ish- punëtor të La Masia: Albert Capellas (trajner U21) dhe Ismael Camenforte (trajner fizik).

“Në fillim, Nordsjaelland i tij luajti i ngjashëm me Barcelonën me posedim, por Hjulmand nuk është një kopje e Guardiola. Tani ai është më pragmatik dhe di si të përshtatet, duke i dhënë përparësi, herë pas here, lojtarëve më të përshtatshëm për lojën e tranzicionit të frymëzuar nga gjermanët mbi futbollistët teknikë”, tregon Thogersen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori