LAJMI I FUNDIT:

Grupimi “Për PD”: Basha do bëjë spastrime në PD

Grupimi “Për PD”: Basha do bëjë spastrime në PD

Rizgjedhja e Këshillit Kombëtar është e paligjshme

Në një deklarate për mediat, grupi “Për PD” ka akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se do të bëjë spastrime në parti duke organizuar rizgjedhjen e Këshillit Kombëtar.

Me këtë mbledhje sipas grupit “Për PD”, Basha kërkon të shkarkojë përgjegjësinë e humbjes tek demokratët, megjithëse kishte dhënë garanci për përgjegjësitë e vendimeve që ka marrë vete para 25 Prillit.


Ndërprerja e mandatit të Këshillit Kombëtar është i paligjshëm, sipas grupit “Për PD” dhe duhet hequr nga rendi i ditës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Po ashtu, analiza e humbjes në zgjedhje bie ndesh me arsyetimin e Bashës për “masakrën zgjedhore” thuhet në deklaratë./Tv Klan