LAJMI I FUNDIT:

Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Interi thuhet se dëshiron mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Jordi Alba dhe është i gatshëm të ofrojë lojtarë në këmbim të veteranit, ndërsa ndër të pëlqyerit mbetet edhe Marcos Alonso i Chelseat.

Mediumi katalunas Mundo Deportivo ka nisur ditën me lajmin se Interi po interesohet për transferimin e spanjollit Jordi Alba.


Alba është nën kontratë me Blaugranët deri në qershor të 2024 dhe mund të luajë në një mbrojtje me katër si mbrojtës i majtë ose anësor i majtë në një mesfushë me pesë lojtarë.

Ballina e gazetës Mundo Deportivo

Ky i fundit do të ishte roli që do t’i kërkohej të plotësonte nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi në San Siro sezonin e ardhshëm.

Alba kontribuoi me pesë gola dhe 15 asistime në 49 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën këtë sezon dhe do të shihej si një zgjidhje perfekte për Interin.

Spanjolli gjithashtu ka tetë gola në 74 ndeshje për ekipin kombëtar të Spanjës.

Mundo Deportivo këmbëngul se në vend të parave, Interi do të jetë në gjendje të shkëmbejë disa lojtarë që janë me interes për katalanasit, por pa përmendur emra.

Chelsea afër transferimit të Hakimit, ofron 60 milionë euro dhe një futbollit për Interin
Lexo po ashtu Chelsea afër transferimit të Hakimit, ofron 60 milionë euro dhe një futbollit për Interin

Sidoqoftë, mediumi italian Sky Sport Italia këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje midis Interit dhe Albës, pasi zgjedhja e tyre e parë mbetet spanjolli Marcos Alonso.

Alonso do të ishte gjithashtu në radarin e Nerazzurrëve, pavarësisht nëse është apo jo pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Achraf Hakimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori