LAJMI I FUNDIT:

Analistët skeptikë për takimin Kurti-Macron, rolin e Francës në dialog e shohin si problematik për Kosovën

Analistët skeptikë për takimin Kurti-Macron, rolin e Francës në dialog e shohin si problematik për Kosovën

Në prag të takimit në Paris mes kryeministrit Albin Kurti me Presidentin francez, Emmanuel Macron, njohësit e çështjeve politike rolin e Francës në dialog po e shohin si problematik.

Panelistët në “Debat Plus” janë të njëzëri se takimi në Paris lidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.


Drejtori ekzekutiv i Organizatës Çohu, Arton Demhasaj thotë se Kurti në Francë është ftuar vetëm për procesin e dialogut dhe asgjë tjetër.

“Eventualisht Macron e ka ftuar Kurtin në Paris për t’ia prezantuar ndonjë skenarë që ka Franca për procesin e dialogut. Edhe ideja e korrigjimit të kufijve në publik ka dalë nga Franca. A ka qenë ide e tyre apo jo mbetet për t’u parë. Unë nuk do të befasohesha që nga Parisi mund të del ndonjë skenarë i mundshëm se si do të dukej marrëveshje finale Kosovë Serbi”, deklaroi Demhasaj, përcjell Telegrafi.

Astrit Gashi thotë se Kurti duhet të ketë kujdes, pasi sipas tij Serbia prej një kohe të gjatë ka lobuar te Franca që kjo e fundit të jetë një faktorë kyç në dialog.

“Macron në takim me Kurtin është i interesuar të sheh mundësitë që të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi. Kurti besoj që është i vetëdijshëm që Serbia ka lobuar prej një kohe të gjatë te Franca që kjo e fundit të jetë një faktorë kyç në arritjen e një marrëveshje të tillë. Vuçiq po ashtu ka lobuar te Franca që në pamundësi të arritjes së një marrëveshje me Kosovën, Franca të jetë promotorë që Serbia të anëtarësohet në BE edhe pa marrëveshje me Kosovën, me arsyetimin se Kosova nuk po dëshiron marrëveshje ndërsa Serbia po do. Prandaj Kurti duhet të ketë kujdes se si do të diskutojë me Macronin…Një refuzim i tij mund të jetë një fitore për Serbinë”, deklaroi Gashi.

Edhe Ilir Mirena thotë se Macron Kurtin e ka ftuar në Paris vetëm për procesin e dialogut dhe për asgjë tjetër.

“Nëse Shtetet e Bashkuara nuk kanë rol prijës në dialog as Franca nuk mund të ketë rol prijës”, deklaroi Mirena.

Publicisti Sadri Ramabaja thotë se Qeveria Kurti ka arritur të ketë përfaqësim shumë dinamik në takime të shumta ndërkombëtare.

“Në shtypin e huaj shumë më pozitivisht është prezantuar imazhi i kryeministrit Kurti se në mediat e Kosovës”, deklaroi Ramabaja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori