LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm kroat: Sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën

Ministri i Jashtëm kroat: Sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka deklaruar për mediat kroate se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kriteret për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, derisa ka thënë se Kosova meriton liberalizimin e vizave.

Këto komente kryediplomati kroat i bëri në Luksemburg, para takimit të ministrave të Punëve të Jatshme të BE-së, ku theksoi se duhet shqyrtuar mundësia që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Telegrafi.


Ende nuk ka ndonjë marrëveshje për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë. Asnjë përparim nuk pritet të ndodh përpara zgjedhjeve të reja në Bullgari, që do të mbahen gjatë muajit të ardhshëm.

Ndërkaq sa i përket Shqipërisë nuk ka kurrfarë bllokade, por një pjesë e vendeve nuk duan ta ndajnë çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë nga hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ministri kroat ka thënë se Kosova do të duhej sa më shpejt të marrë liberalizimin e vizave, dhe se një kërkesë të tillë e përkrah fuqishëm Kroacia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori