LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj për takimin e paralajmëruar të Kurtit në Paris: Uroj të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit

Hoxhaj për takimin e paralajmëruar të Kurtit në Paris: Uroj të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uron që Albin Kurti të ketë reflektuar “mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”.

Lexoni të plotë postimin e Hoxhajt në Facebook:


Java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, që me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti. Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj.

Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

“Si erdhën nga Turqia dhe pse Shqipëria i adoptoi”, analiza e Ben Blushit për bektashinjtë

Lajme
Kalo në kategori