LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Messi duhet ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona

Koeman: Messi duhet ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona

Ronald Koeman ka thënë se Lionel Messi duhet ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona dhe holandezi pret që së shpejti të konfirmohet zgjatja e kontratës për argjentinasin.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për të ardhmen e tij, me 33-vjeçarin që po shkon drejt fundit të kontratës në Camp Nou.


Sidoqoftë, pritja është që ai të zgjasë karrierën edhe më tutje me klubin e madh nga La Liga, me kushtet e reja të kontratës që thuhet se janë në tavolinë dhe të gatshme për t’u nënshkruar.

Laporta: Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por problemi i rinovimit qëndron te Fair Play Financiar
Lexo po ashtu Laporta: Messi dëshiron të qëndrojë te Barcelona, por problemi i rinovimit qëndron te Fair Play Financiar

Trajneri Koeman është i fundit që ka folur për sagën e rinovimit të kontratës së argjentinasit, ku ai pret që Messi shumë shpejtë të nënshkruaj rinovimin.

“Messi duhet ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona, ​​kështu që unë shpresoj që ta bëjmë atë zyrtar së shpejti”, ka thënë Koeman për gazetën Sport.

Ndryshe, për rinovimin e Messit ka folur para disa ditësh edhe presidenti Joan Laporta, i cili fajin ia ka lënë Fair Play Financiarit për vonesën e rinovimit të kontratës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori