LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga takimi Biden-Putin në Gjenevë, mësohet se kush do të arrijë i pari dhe pse?

Detaje nga takimi Biden-Putin në Gjenevë, mësohet se kush do të arrijë i pari dhe pse?

Profesori Michael McFaul pretendon se ka parë detaje të protokollit të takimit të sotëm mes presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Sipas tij, Putin do të jetë ai që i pari do të arrij në vendin e takimit. Arsyeja është që presidentit rus i pëlqen të vonohet në takime të tilla, dhe t’i lë bashkëbiseduesit të presin, transmeton Telegrafi.

Ishte ish-presidenti Barack Obama që e kishte pritur 40 minuta në Los Cabos gjatë vitit 2012. Por kësaj here, presidenti amerikan nuk do të pret, por do të shfaqet pas Putinit.


Biden më herët ka paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për gazetarëve, dhe tani kjo është konfirmuar.

Takimi i dy liderëve do të jetë privat. Në takim do të marrin pjesë vetëm zyrtarët që marrin shënime, dhe Sekretari amerikan Antony Blinken e ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

McFaul thekson që ky format i takimit do të thotë se bota nuk do të shikoj sërish një Helsinki të vitit 2018, kur Donald Trump mbajti konferencën “katastrofale” për gazetarë së bashku me Putinin, ku gjatë takimit nuk morën pjesë zyrtarët që marrin shënime.

Profesori i Stanfordit konsideron që kjo është “një fitore për ekipin protokollar të Bidenit”. Takimi në Gjenevë u organizua në kohën kur raportet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë në nivelin më të ulët.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka vlerësuar që raportet janë më të këqija sesa në kohën e Luftës së Ftohtë. E në rend të ditës do të diskutohen një sërë çështjesh.

Presidenti amerikan dje ka arritur në Gjenevë, derisa presidenti rus pritet që të udhëtoj sot. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar që takimi i dy liderëve në vilën La Granze do të fillojë në ora 13:35.

Më pas pason fotografimi i përbashkët tradicional, ku më pas presidenti zviceran do të përshëndet pjesëmarrësit e samitit. E përgatitjet për samit në Gjenevë kanë filluar, në momentin kur është arritur marrëveshja që ky qytet të jetë nikoqir i dy liderëve.

Ky qytet është nën masa të rrepta të sigurisë, në veçanti përreth vilës ku do të mbahet samiti. Nga e hëna nëpër rrugë janë shpërndarë 900 pjesëtarë të policisë.

E një batalion i ushtrisë do të patrullojë në aeroportin e Gjenevës, ku nga 1.000 ushtarët e përzgjedhur disa prej tyre do të ndihmojnë në sigurimin e kufijve të kantonit zviceran.

Për shkak të shmangur ndonjë ekses fluturimet mbi Gjenevë janë kufizuar nga 15 deri në 17 qershor, e nëse në qiellin e qytetit zviceran shfaqet ndonjë aeroplan i dyshimtë – në gjendje gatishmërie janë aeroplanët luftarak.

Policia gjatë samitit do të shpërndajë snajperistët përreth parkut La Granz, që do të punojnë nën mbikëqyrjen e sigurimit të dy delegacioneve.

Ndryshe secili delegacion do të numëroj nga 600 deri në 800 persona. E për samit janë akredituar një numër i madh i ekipeve të gazetarëve nga e gjithë bota. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori