LAJMI I FUNDIT:

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, Qerkini: Do të ketë kompetenca ekzekutive vetëm në raport me Specialen

Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, Qerkini: Do të ketë kompetenca ekzekutive vetëm në raport me Specialen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një letre drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka njoftuar atë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për një vit.

Në letrën drejtuar Borell, Presidentja Osmani ka njoftuar se EULEX-i do të jetë me mandat teknik, pa fuqi ekzekutive dhe i bazuar vetëm në monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.

Avokati Artan Qerkini thotë se në bazë të kësaj letre EULEX-it nuk do t’i kthehen më kompetencat ekzekutive, por sipas tij puna e Gjykatës Speciale e ndryshon këtë situatë.


“Pra EULEX-i do të ketë kompetence ekzekutive sa i përket mandatit të Gjykatës Speciale, ndërsa në sektorët tjerë të drejtësisë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, deklaroi Qerkini për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Avokati thotë se vazhdimi i mandatit të EULEX-it për një vit ndoshta mund të lidhet direkt me punën e Gjykatës Speciale.

Qerkini thotë se Kuvendi i Kosovës do të duhej të krijonte një komision hetimorë për të hetuar shkeljet e mundshme që mund të ketë bërë misioni i EULEX-it në rastet që ka trajtuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori