LAJMI I FUNDIT:

Air Force One ateron në Gjenevë, Biden pritet të takohet nesër me Putinin

Air Force One ateron në Gjenevë, Biden pritet të takohet nesër me Putinin

Presidenti amerikan Joseph Biden, ka mbërritur sot në orët e pasdites në Gjenevë, ku nesër do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.

Siç raporton Reuters, Biden në Gjenevë ka mbërritur në ora 16:16 sipas orës lokale, transmeton Telegrafi.


Zyrtarë të lartë të administratës së Bidenit, kanë bërë të ditur se nuk priten rezultate të mëdha nga samiti i parë mes Bidenit dhe Putinit.

“Nuk presim rezultate të mëdha pas këtij samiti”, ka thënë një zyrtar amerikan në momentin që aeroplanit presidencial Air Force One po ateronte në Gjenevë. /Telegrafi/