LAJMI I FUNDIT:

Putin: Marrëdhëniet ruso-amerikane janë në nivelet më të ulëta në vitet e fundit

Putin: Marrëdhëniet ruso-amerikane janë në nivelet më të ulëta në vitet e fundit

Presidenti rus, Vladimir Putin tha në një intervistë për NBC News, përpara një takimi me presidentin, Joe Biden pohoi se marrëdhëniet ruso-amerikane janë në pikën e tyre më të ulët në vitet e fundit.

Putin dhe Biden do të takohen të mërkurën në Gjenevë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të vendosë në rendin e ditës çështjen e sulmeve të hakerëve që vijnë nga Rusia, agresionin e Moskës ndaj Ukrainës, burgosjen e disidentëve dhe çështje të tjera që kërcënojnë këto marrëdhënie.

“Ne kemi marrëdhënie dypalëshe që janë përkeqësuar në nivelin më të ulët në vitet e fundit”, tha Putin.


Putin vlerësoi ish-presidentin, Donald Trump si një “individ të jashtëzakonshëm, të talentuar” dhe tha se Biden ishte një politikan në karrierë, “krejtësisht e kundërta” e Trumpit.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Bidenit në mars duke e quajtur atë një vrasës, Putini u përgjigj se ai kishte dëgjuar dhjetra akuza të tilla. “Nuk është diçka që në fund të fundit më shqetëson”, tha ai.

Biden tha në fillim të vizitës tetë-ditore në Evropë se Shtetet e Bashkuara “nuk po kërkonin një konflikt me Rusinë”.

Putin gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Washington Post se Rusia po përgatitej të furnizonte Iranin me një satelit të përparuar që do të lejonte Iranin të gjurmon objektivat e mundshëm ushtarak në Lindjen e Mesme. Ai pretendoi se ishte një lajm i rremë dhe se nuk dinte asgjë për të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Spekulime për lidhje me Rusinë: A u rekrutua Donald Trump nga KGB?

Botë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Xhamia e Madhe e Mekës priti rekord besimtarësh – 25 milionë në 10 ditët e para të Ramazanit

Botë
Kalo në kategori