LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Me digjitalizimin e gjyqësorit do të shkurtohen mundësitë për stërzgjatje dhe manipulim

Mariçiq: Me digjitalizimin e gjyqësorit do të shkurtohen mundësitë për stërzgjatje dhe manipulim

Duhen më shumë para për ta përmirësuar efikasitetin e gjyqësorit vlerësojnë gjykatësit. Përmirësimi i kushteve materiale e teknike të gjykatësve dhe administratës do të ishte faktor shumë i rëndësishëm në punën e sistemit gjyqësor, pohon gjykatësi Xhemali Saiti.

“Është nevojshme konsolidim i vazhdueshëm i kuadrove, si i kuadrit gjyqësor ashtu edhe i kuadrit administrativ. Përmirësim i kushteve materiale dhe teknike dhe kuptohet statusi material i gjykatësve dhe i shërbimeve janë një nga faktorët e rëndësishëm në këtë drejtim”, tha Xhemail Saiti – gjykatës.

Përveç pagave në gjyqësor, gjykatësja Margarita Caca-Nikollovska vlerëson se për një efikasitet më të mirë, pozita e prokurorëve dhe avokatëve në një lëndë duhet të jetë e barabartë.


“S’mundet avokati të jetë në pozitë gjatë kohë të kërkojë dhe të mos marrë dëshmi kurse Prokurori të jetë në gjendje menjëherë ta marrë këtë dëshmi. Në këtë drejtim, duhet të përmirësohet gjendja. Mënyra e përmirësimit të situatës është e mundshme, por është e qartë se duhet kohë dhe përgjegjësi kur kjo kështu nuk bëhet”, u shpreh Margarita Caca Nikollovska – gjykatëse.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, pranon se ende ka probleme në gjyqësor, por sipas tij viteve të fundit gjendja ka filluar të ndryshojë.

“Mendoj se me digjitalizimin, me përforcimin e statusit të shërbimeve të gjykatës, të gjykatësve dhe prokurorëve dhe më ndryshimin e ligjeve me të cilën do të shkurtohen mundësitë për stërzgjatje dhe manipulimin do ta përmirësojnë dhe do të sjellin efikasitet në gjyqësorë”, deklaroi Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë.

Mariçiq thekson se prioritet primar i Qeverisë dhe i Ministrisë së Drejtësisë është të punojë pikërisht në efikasitet më të madh në sistemin gjyqësor, ndërsa digjitalizimi në gjyqësor e rrit efikasitetin për 60%./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan

Sociale
Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Politikani gjerman: Me Trumpin mund të ketë progres në dialogun Kosovë - Serbi

Lajme
​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

​Kamberi kërkon reagim nga Lawlor ndaj shkeljes të të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Lugina
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm

Lajme
Kalo në kategori