Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së, ndërkaq tha se në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Speciale Qeveria e tashmë nuk do t2ë jetë spektatore.
Konjufca tha se do të ketë një pjesëmarrje aktive në procesin që po ndodh atje duke ofruar edhe prova në favor të mbrojtjes.
“Është padyshim politikë zyrtare e shtetit tonë e institucioneve tona që konsolidojmë grupet të cilat do të merreshin me mbrojtjen e tyre, do të ishin aktiv në këtë proces jo thjesht spektator, ne të themi që është proces i drejtësisë ndërkombëtare dhe ne po e vëzhgojmë si po shkon ai”, u shpreh Konjufca.
Konjufca tha se kështu ka qenë qasja e Qeverive të kaluara.
“Me institucione të reja ma merr mendja se do të jetë, si koncept që e ka mbështetur edhe kryeministri Kurti, si një pjesëmarrje aktive në procesin që po ndodh atje duke i mbrojtur përfaqësuesit tanë, duke prezantuar prova në favor të mbrojtjes, në anën tjetër duke përgënjeshtruar pozicionet e Serbisë, me të cilat Serbia synon të na i minoj edhe luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër, por edhe shtetësinë edhe kredibilitetin ndërkombëtarë të sovranitetit të Kosovës, sepse tek e fundit unë konsideroj që prej çka ka lind Gjykata Speciale, ka qenë minim i pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Konjufca në RTK.
Ai tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, e pastër edhe e domosdoshme.
“Jemi duke e vuajtur një proces shumë të vështirë e të ndërlikuar të gjykimit në Hagë të disa prej krerëve më të shquar të Ushtrisë sonë Çlirimtare. Edhe kryeministri Kurti e ka shpjeguar që ata kanë nevojë për një mbrojtje më të konsoliduar nga ana e shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.
I pari i Kuvendit, u shpreh se “Shteti i Kosovës, nuk mund të jetë spektatore e një procesi të tillë, sepse çdo vendim që do të merret për ta, do ta prek edhe karakterin e luftës sonë. Nuk është këtu puna që në të kaluarën mund të mos jemi pajtuar për procese politike, mund të kemi qenë në taborë të ndryshëm konfrontuese politike. Ata janë marrë atje, nuk i kanë ftu si drejtues të partive politike por si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, u shpreh Konjufca. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit