LAJMI I FUNDIT:

Pas vendimit për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit, reagojnë liderët botërorë

Pas vendimit për burgim të përjetshëm të Ratko Mlladiqit, reagojnë liderët botërorë

Pas lajmit se Ratko Mlladiq i njohur si Kasapi i Bosnjës, u dënua me burgim të përjetshëm, liderë nga e mbarë bota kanë reaguar duke përshëndetur vendimin e gjykatës në Hagë dhe duke bërë thirrje për sundim të ligjit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se verdikti final i gjykatës ndërkombëtare në Hagë në rastin e Ratko Mlladiqit, është edhe një hap tjetër i rëndësishëm që sipas tij do të sjell drejtësi për viktimat, transmeton Telegrafi.


“Kjo do të ndihmojë që e kaluara e dhimbshme të lihet pas nesh dhe që e ardhmja të jetë në rend të parë”, ka shkruar Michel në profilin e tij në Twitter.

Në anën tjetër, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka porositur se Bashkimi Evropian pret që të gjithë akterët politikë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Ballkanin Perëndimor, të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim të plotë me gjykatat ndërkombëtare – të respektojnë vendime e tyre dhe të njohin pavarësinë dhe paanshmërinë.

Momenti kur Vuçiq vendoste në Beograd pllakën me emrin e kriminelit Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm
Lexo po ashtu Momenti kur Vuçiq vendoste në Beograd pllakën me emrin e kriminelit Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm

“Vendimi i sotëm është një mundësi që liderët në Bosnjë dhe rajon, të nderojnë viktimat dhe të promovojnë pajtimin për të tejkaluar luftën dhe të ndërtojnë paqen”, thuhet ndër tjera në kumtesën e zëdhënësit të BE-së.

Lidhur me verdikin e Hagës, ka reaguar edhe Kathryne Bomberger, drejtoresha e komisionit Ndërkombëtar për personat e zhdukur (ICMP), e cila tha se vendimi i sotëm i gjykatës ndërkombëtare, paraqet një konfirmim të sundimit të ligjit.

“Ata që kanë vrarë civilë të paarmatosur dhe ata që kanë krijuar kushtet për krime të tillë – e kanë gjykuar gabimisht se mund të zhdukin mbetjet e viktimave të tyre”, ka shtuar Bomberger.

Joe Biden: Dënimi i Mlladiqit është historik
Lexo po ashtu Joe Biden: Dënimi i Mlladiqit është historik

E Sekretari i Departamentit të Shtetit, Antony Blinken, uron që vendimi i sotëm i Gjykatës së OKB-së në Hagë, të shërbejë sadopak për të qetësuar shpirtrat e viktimave të Ratko Mlladiqit në Bosnje.

“Le të shërbejë dënimi i sotëm i ish-komandantit të ushtrisë së serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të sjellë pak paqe te viktimat dhe të dashurit e tyre”, shkruan kryediplomati amerikan në Twitter.

Sekreti i unazës së Ratko Mlladiqit, e barti tërë jetën - e kur shkoi në Hagë ia dorëzoi të birit
Lexo po ashtu Sekreti i unazës së Ratko Mlladiqit, e barti tërë jetën - e kur shkoi në Hagë ia dorëzoi të birit

Edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka deklaruar së dënimi i Ratko Mlladiqit i jep fund gjykimit kryesor në historinë e Evropës për krime lufte – përfshirë gjenocidin që ndodhi në Bosnje dhe Hercegovinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori