LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur Vuçiq vendoste në Beograd pllakën me emrin e kriminelit Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm

Momenti kur Vuçiq vendoste në Beograd pllakën me emrin e kriminelit Mlladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm

Komandanti i ushtrisë serbe në Republika Srpska, Ratko Mlladiq, të cilit sot iu konfirmua burgimi i përjetshëm – nën  akuzën për gjenocid, krim kundër njerëzimit, edhe sot konsiderohet si “legjendë” nga politikanë në Serbi.

E një prej tyre është edhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte filmuar duke vendosur në ndërtesën e televizionit serb B92, pllakën me emrin e Ratko Mlladiqit, transmeton Telegrafi.

Sekreti i unazës së Ratko Mlladiqit, e barti tërë jetën - e kur shkoi në Hagë ia dorëzoi të birit
Lexo po ashtu Sekreti i unazës së Ratko Mlladiqit, e barti tërë jetën - e kur shkoi në Hagë ia dorëzoi të birit

Në këtë pllakë shkruante “Bulevardi Ratko Mlladiq”, duke u mburrur dhe konsideruar si figurë të rëndësishme në historinë e Serbisë, pavarësisht që e tërë bota ia kishte vënë nofkën e “Kasapit të Bosnjës”, duke kryer krime të tmerrshme mbi civilët në qytete të ndryshme të Bosnjës – përfshirë edhe Srebrenicën ku mijëra civilë u masakruan.

Pamjet e këtij momenti ishin filmuar në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, duke u bërë kryelajm i mediave botërore. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, dy vite pasi ai ishte shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori