LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo në kontakte me PSG-në dhe Unitedin, derisa planifikon largimin nga Juventusi

Ronaldo në kontakte me PSG-në dhe Unitedin, derisa planifikon largimin nga Juventusi

Përfaqësuesit e Cristiano Ronaldos thuhet se kanë kontaktuar me Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Real Madridin mes dyshimeve mbi të ardhmen e tij në Juventus.

Ylli 36-vjeçar ka vetëm një vit në marrëveshjen e tij aktuale të Zonja e Vjetër dhe besohet se do të jetë në bisedime me klubin për një rinovim të mundshëm.

Sidoqoftë, ESPN pretendon se përfaqësuesit e tij janë ende duke biseduar me disa nga klubet më të mira të Evropës, duke përfshirë ish-skuadrat, Unitedin dhe Realin.


Dinastia e PSG-së: Formacioni i ëndrrave që po tenton ta ndërtojë Al Khelaifi me gjashtë transferime
Lexo po ashtu Dinastia e PSG-së: Formacioni i ëndrrave që po tenton ta ndërtojë Al Khelaifi me gjashtë transferime

Kapiteni i Portugalisë shënoi 36 gola në 44 ndeshje sezonin e kaluar, por nuk ishte në gjendje të frymëzojë Juventusin në një tjetër titull në Serie A, me lojatrët e Andrea Pirlos që arritën në xhiron e fundit të futeshin në top katër.

Si rezultat, Ronaldo kuptohet se po konsideron të ardhmen e tij në Torino këtë verë dhe për këtë arsye është i interesuar që të kalojë te United, PSG ose Real Madrid.

Përfaqësuesit e tij kane zhvilluar bisedime me Massimiliano Allegrin, i cili është kthyer në krye të3 skuadrës, pas shkarkimit të Pirlos, i cili po planifikon të bëjë një riorganizim të skuadrës.

Një vendim mbi të ardhmen e Ronaldos nuk do të merret deri pas Euro 2020, ku ai do të përpiqet që së bashku me bashkëlojtarët që të mbrojnë titullin, e fituar në Euro 2016.

Renditen top dhjetë sulmuesit më të mirë në histori të Kampionatit Evropian
Lexo po ashtu Renditen top dhjetë sulmuesit më të mirë në histori të Kampionatit Evropian

Sidoqoftë, çdo largim nga Juventusi mund të jetë i vështirë për shkak të pagës së tij me 510,000 funte në javë.

Pandemia COVID-19 ka dëmtuar financat e klubeve në të gjithë globin, që do të thotë se vetëm një grusht skuadra ka të ngjarë të jenë në gjendje ta përballojnë atë pagë. /Telegrafi/