Zyrtari rus i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Mikhail Krasnoshchekov ishte përfshirë në pengimin e institucioneve, duke qenë pjesë e strukturave kriminale në veri të vendit.
Ai kishte marr pjesë në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës, duke penguar policinë.
Drejtori ekzekutiv i Kanal 10, Arben Ahmeti shprehet se zyrtari rus e kishte përdorur imunitetin diplomatik për t’i dal në ndihmë strukturave kriminale në veri të Kosovës.
“Ne si media patëm botuar një listë të zyrtarëve të zyrës së UNMIK në Mitrovicë, të cilët shumica ishin nga Rusia. Nga 13 zyrtarë, me sa më kujtohet, 8 kanë qenë rusë. Por rasti i këtij zyrtarit që e përdori imunitetin për ta ndalë një aksion të policisë, ishte hera e parë kur pati një reagim qytetar. Qytetarët u bindën që ka të bëjë me Rusinë jo punë, dhe një ditë u zgjuam në mëngjes në Prishtinë me parulla që shkruhej RUSMIK, që nënkuptonte që UNMIK po përdorej nga Rusia, dhe që si reagim qytetar, ishte shumë kreative”, shprehet Ahmeti në dokumentarin “VIRUSSIA”.
Sipas tij, zyrtarët rus në misione ndërkombëtare ishin të involvuar për qëllime të tjera.
“Në media u raportua për një shumë transaksionesh financiare të këtij zyrtari. Ky ishte një rast kur mediat arrijnë të vërtetojnë involvimin serioz të zyrtarëve rusë në misionet ndërkombëtare që janë në Kosovë. Jo me qëllim të kryerjes së punës së atyre misioneve, por me qëllim të tjera. Strategjia e Rusisë është se, duke e mbajtur veriun pezull, duke e mbajtur veriun në konflikt, edhe duke e përdorur edhe ndikimin te Kisha Ortodokse, ta mbajë të papërfunduar Kosovën. Ta mbajë peng marrëdhënien në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kësisoj, nëpërmjet konfliktit të provojë të ndikojë aty ku mundet”, thotë ai.
Ahmeti tutje tregon se ky mision ndërkombëtar po përdoret për të pamundësuar shtrirjen e ligjit në veri të Kosovës.
“Çka ka ndodhur në rastin e zyrtarit në fjalë është, se gazetarët në Kosovë, edhe të media sonë në atë kohë, vërtetuan për herë të parë involvimin e drejtpërdrejt të një zyrtari të UNMIK-ut, në organizimin e post-blloqeve (barrikadave), të cilat e ndalonin një aksion të Policisë së Kosovës në veri. Ishte gjetur me sharrë duke prerë drunjë, që hidheshin në mes të rrugës. Kishte provuar ta shfrytëzonte imunitetin diplomatik. Kjo fliste për sensitivitet të lartë, sepse ai ishte zyrtar i UNMIK-ut dhe ata njoftoheshin për veprimet tona të sigurisë. Kjo tregonte së në fakt kemi një mision ndërkombëtar që po përdoret për të pamundësuar shtrirjen e ligjit në veri”, tregon Ahmeti.
Zëvendëskomandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Enver Cikaqi shprehet se Krasnoshchenko ishte angazhuar për sabotimin e Ushtrisë së Kosovës, duke ndikuar te ushtarët serbë që të largoheshin nga shërbimi.
“Kemi të evidentuar edhe veprimin konkret të një prej pjesëtarëve të misionit ndërkombëtarë në Kosovë, që është me përkatësi ruse, i cili ka ndërmarrë veprime ndaj pjesëtarëve tanë, duke edhe i intervistuar dhe duke bërë presione të vazhdueshme në ta në mënyrë që të largohen këta pjesëtarë nga FSK-ja dhe të mos shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në këtë mënyrë duke e cenuar atë kriterin e veçantë që e kemi ne si forcë, të multietnicitetit dhe për ta dëmtua edhe politikisht, por edhe për të dëmtua edhe në aspektin organizativ brenda për brenda Forcës”, përfundon ai. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama