LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon lufta ndaj kontrabandës me narkotik, arrestohet një person në Prishtinë dhe konfiskohen 2.5 kilogram kokainë

Vazhdon lufta ndaj kontrabandës me narkotik, arrestohet një person në Prishtinë dhe konfiskohen 2.5 kilogram kokainë
Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prishtinë për kontrabandë me narkotik.

Sveçla përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se aksioni i policisë u realizua në koordinim të plotë me policinë gjermane, ku u konfiskuan edhe 2.5 kilogramë kokainë, armë dhe fishekë.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, ka shkruar Sveçla.


Lumezi jep detaje për aksionin e sotëm: U konfiskuan 400 kg kokainë në vlerë 20 milionë euro
Lexo po ashtu Lumezi jep detaje për aksionin e sotëm: U konfiskuan 400 kg kokainë në vlerë 20 milionë euro

Ministri i Brendshëm më tej ka theksuar se mbeten të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Kujtojmë se javë më parë në Lipjan policia konfiskoi 400 kilogramë kokainë, të cila kapin shifrën e rreth 20 milionë eurove. Ky aksion ishte realizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe italiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori