Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka akuzuar qeverinë e Kosovës se po bënë emërime politike në institucionet e pavarura të Kosovës. Ajo tha se MAShTI dhe qeveria po synojnë që njerëz të afërt me ta të emërohen anëtarë të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.
Deputetja Hoxha, tha se ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, ka emëruar në këtë këshill persona që janë familjarë të zyrtarëve të LVV-së apo edhe kanë lidhje partiake me partinë në pushtet.
Hoxha tha se ministrja Nagavci ka përzgjedhur një person i cili nuk ka qenë fare pjesë e listës së personave të përzgjedhur e cilët i kanë plotësuar kriteret. Ajo tha se profesori Seb Bytyqi, punon në Kolegjin Riinvest i cili udhëhiqet nga deputeti i LVV-së Armend Muja, e që sipas saj kjo është lidhja e profesorit Bytyqi me pushtetin.
“Çka ka ndodhur është se ministrja ka përzgjedhur një person të tretë i cili nuk është pjesë e listës së parë apo atyre të theksuar që i kanë plotësuar kushtet e që është profesori Seb Bytyçi, i cili nuk ka qenë farë në listën e ngushtë për zgjedhje dhe me këtë rast ka shkelur edhe disa të drejta juridike të cilat kërkohen në vet udhëzimin administrativ për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Si e para profesor Bytyqi nuk guxon të ketë dy vende të punës full-time në dy universitete, ai është me 40 orë në Riinvest dhe në të njëjtën kohë në universitetin në Angli. Ai këtë nuk e ka deklaruar dhe kjo përbën shkelje të nivelit të lartë. Në të njëjtën kohë CV e tij që ka ardhur në Komisionin për Arsim është për të ardhur keq sepse është e përkthyer me google translate. Sipas udhëzimit administrativ me të cilin funksionon KSHC-ja një profesor i rregullt dhe udhëheqës i një programi akademik me orar të plotë siç është z.Bytyçi e ka mashtruar KSHC-së sepse është udhëheqës në Riinvest ndërsa jeton dhe punon me orar të plotë në Angli. Si mundet dikush që e mashtron KSHC-në të bëhet anëtarë i Bordit të saj.
Deputetja e PDK-s, njëherësh anëtare e Komisionit për Arsim, ka përmendur edhe Hasnije Ilazin, e cila sipas saj, ka qenë e angazhuar në organizatën KEC të themeluar nga zëvendësministri aktual i Arsimit, Dukagjin Pupovci dhe ka qenë mentore e Rron Gjinovcit, ku ky i fundit ka qenë anëtar i komisionit të formuar nga MASHTI për përzgjedhjen e anëtarëve.
Po ashtu, ajo përmendi edhe profesorin Gëzim Tosuni, për të cilin tha se është nipi i zëvendëskryeminsitrit të Kosovës, Besnik Bislimi.
“Hasnija ka qenë mentore e z.Gjinovci në mbrojtje të temës së diplomës dhe së bashku kryesojnë Shoqatën e Filozofëve të Kosovës. Në CV-në e saj profesoresha Ilazi ka punuar për disa vite në organizatën KEC që është e njohur si organizatë që është udhëhequr nga zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, kjo menjëherë paraqet konflikt interesi dhe tendencë për shtrirje të ndikimit politik në KSHC. Për të fshehur lidhjet e saj me pushtetin Hasnije Ilazi ka fshirë në CV-në e saj këtë çështje. Mos të harrojmë në kriteret për t’u pranuar dhe për të qenë pjesë e KSHC-së është edhe pika e cila flet për çështjet që të njëjtit nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve apo themelues të institucioneve të caktuara, sepse paraqet konflikt interesi. Në këtë rast Hasnije Ilazi përveç që ka qenë anëtare e bordit të KEC në vitin 2012 njëkohësisht vazhdon të jetë anëtare e bordit të shkollës Atomi. Është edhe një anëtar tjetër që është folur ditëve të fundit është profesori Gëzim Tosuni i cili edhe publikisht tashmë dihet që është nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi”, tha ajo.
Deputetja Hoxhaj tha se nëse ky propozim votohet në Komisionin për Arsim dhe në Kuvend duket qartë që qeveria do të ketë ndikim të madh në këtë institucion.
“Nëse ky propozim i qeverisë vjen në Komisionin tonë dhe votohet në Kuvend duket ashiqare që ndikimi i partisë në pushtet do të jetë jashtëzakonisht i madh në këtë institucion të pavarur. Kosova është e përjashtuar nga mekanizmat që lidhen me cilësinë e arsimit ENQA dhe EQAR dhe kriteret që duhet t’i plotësojë Kosova në dy vitet në vijim për t’u rikthyer në këta mekanizma të rëndësishëm kanë të bëjnë me mosinterferimin i politikës apo partive politike në këto procese”, u shpreh ajo. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1739722251-780x439.jpg)
Flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në prag të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë