Partizani humbet një nga elementët e tij më të rëndësishëm. Erald Çinari është zyrtarisht një futbollist i klubit të ligës së parë turke Samsunspor.
Lajmet që kanë qarkulluar në mediat shqiptare për të ardhmen e sulmuesit 24-vjeçar tashmë kanë marrë formë zyrtare pasi ka qenë vetë klubi nga qyteti i Samsunit që ka bërë me dije transferimin e shkodranit në Turqi.
Çinari të cilit i skadoi kontrata me Partizanin në fund të këtij sezoni dhe u largua si një futbollist i lirë, ka firmosur për 3 vite me Samsunspor me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Detaje të tjera rreth kësaj marrëveshjeje pritet të dalin gjatë orëve në vijim, kjo përsa i përket edhe pagës që do të përfitojë futbollisti te Samsunspor.
Partizani nuk arriti të arkëtonte asgjë nga largimi i 24-vjeçarit i cili spikati në këtë sezon të Kategorisë Superiore me 8 gola ku më të rëndësishëm ishin ata ndaj Tiranës në derbi menjëherë pas rikthimit nga pezullimi 4 mujor dhe ndaj Teutës, 2 javë para fundit, goli që i dha mundësinë të kuqeve të kryesonin të vetëm për disa ditë kampionatin.
HOŞ GELDİN ERALD ÇİNARİ 💪🔥
Kulübümüz, Arnavutluk Süper Ligi'nde FK Partizani forması giyen 24 yaşındaki Erald Çinari ile 3+1 yıllık prensip anlaşmasına varmıştır.
Camiamıza hayırlı olmasını dileriz. 🇦🇹 pic.twitter.com/TD0VGjVODg
— Yılport Samsunspor 🇹🇷 (@Samsunspor) June 3, 2021
Për Çinarin realizohet ëndrra për të luajtur jashtë Shqipërisë pasi në të shkuarën për efekte dokumentacioni dështoi transferimi i tij te Deportivo Alaves që fillimisht do ta huazonte te Istra në Kroaci.
Për sa i përket Samsunspor përveç Çinarit nga Partizani klubi nga Samsuni kërkon edhe Esat Malën e Esin Hakajn. Forma e mirë që kanë treguar lojtarë si Eduart Rroca, Gentian Selmani, Kristal Abazaj, Valon E’themi e David Domgjoni në ligën e parë turke sidomos në sezonin e fundit kanë bërë që klube nga ky kampionat ta përqëndrojnë vëmendjen për të bërë merkato në Kategorinë Superiore.
Samsunspor e mbylli sezonin e fundit të ligës së parë turke në vendin e 3-të me pikë të barabarta me dy skuadrat që u ngjitën në elitë Adana Demirspor dhe Giresunspor por për shkak të rezultateve jo të mira në sfidat direkte nuk arriti të siguronte ngjitjen në Superligë, ndërsa më pas u eliminua në gjysmëfinalet e fazës play-off nga Altinordu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për “Euro 2026”

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Pse Pioli po kthehet në një opsion serioz për Juventusin nëse vendosin ta largojnë Mottan

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker