LAJMI I FUNDIT:

Rrëmbeu të dashurën dhe për dy ditë e keqtrajtoi seksualisht, pas ndjekjes dhe rrethimit nga policia – influencuesi amerikan filmoi veten para se të kryej vetëvrasje  

Rrëmbeu të dashurën dhe për dy ditë e keqtrajtoi seksualisht, pas ndjekjes dhe rrethimit nga policia – influencuesi amerikan filmoi veten para se të kryej vetëvrasje  

Influencuesi Angel Hernandez Grado i njohur në Instagram si S2K Wya, ka filmuar veten pak para se të kryente vetëvrasje pasi policia i ishte vënë pas rrëmbimit të një vajze.

Grado, influencuesi në botën e automobilizmit që kishte mbi 50.000 ndjekës, ka kryer vetëvrasje pas një ndjekje një orëshe me vetura mes tij dhe policisë, që në fund kishin arritur ta rrethojnë në afërsi të San Diegos në SHBA, transmeton Telegrafi.


Policia i ishte vënë pas 28-vjeçarit, pasi që e dashura e tij 25-vjeçe e kishte raportuar se për dy ditë e kishte mbajtur në ngujuar në apartamentin e tyre në San Diego.

Megjithatë, ajo kishte arritur të arratiset, kur Grado doli nga apartamenti për një shëtitje. Ajo i kishte treguar policisë së si Grado e kishte lidhur dhe keqtrajtuar seksualisht – duke e ngufatur dhe goditur me sëpatë në kokë.

Madje u kishte thënë se Grado ia kishte bërë me dije se do të blejë revole, duke e kërcënuar me vrasje nëse tenton t’i telefonojë policisë. Disa orë më vonë, policia vërejti veturën e tij BMË X5 në një autostradë ku tentoi ta ndalojë.

Kur tentoi të mos ju bindet urdhrave të tyre, e ndoqën nëpër rrugët e qytetit derisa arritën ta bllokojnë nga të gjitha anët. Grado e kishte filmuar ndjekjen, dhe në video shihej me revole duke qarë dhe thënë se e do shumë të birin dhe se policia me vetura e helikopterë e kanë rrethuar.

“Nuk jam i dobët. Thjesht urrej jetën time. Jam i lodhur nga jeta”, dëgjohet duke thënë ai pak momente para se të kryente vetëvrasje.

E pavarësisht se për një orë rresht policia është munduar ta bind që të dorëzohet – pa ndonjë sukses. Grado qëlloi veten në kokë dhe mbeti i vdekur në vend.

Ndërkaq partnerja e tij është dërguar në spital për tretman, pasi kishte brinjët e thyer dhe mavijosje në tërë trupin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori