Hajdin Abazi e ka quajtur si të pavend vendimin e Presidentes, Vjosa Osmani, për shkarkimin e tij nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Australi.
Ai për Klan Kosova ka thënë se këtë të enjte i është dorëzuar dekreti për lirim nga detyra.
“Derisa disa kolegë kanë kryer mandatin e plotë, mua mandati më është ndërprerë në gjysmë. Jam instituicionalist, është vendim i padrejtë por do ta zbatojë konform të gjitha normave”, është shprehur Abazi.
“Duke përcjell zhvillimet në Kosovë kur kanë thënë se do të veprohet sipas ligjit, kam pritur se mandati do të vazhdojë deri në fund. Ministrja Gërvalla sot e tha se mandati është katërvjeçar, por mua më është ndërprerë në gjysmë”.
Abazi ka theksuar se vendimi i Ministrisë së Jashtme dhe Presidencës së Kosovës është i rrezikshëm edhe për diplomacinë e vendit.
“Sipas Ligjit të Ministrisë së Jashtme, çelësi politik është 50 përqind që mund të jenë kurse 50 përqind duhet të jenë ambasadorë të karrierës. Kur propozon ministri i jashtëm për ambasador, kalon në kuvend, nuk është më ambasador politik, por është ambasador i shtetit të Kosovës”.
“Fshesa është përdorur në vendin e gabuar sepse mund të komprometohet shteti dhe mund të ketë pasoja”, tha ndër të tjera Hajdin Abazi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City