LAJMI I FUNDIT:

Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit: Biden i thotë Netanyahut se ai dëshiron një ‘rrugë drejt armëpushimit’

Konflikti mes Palestinës dhe Izraelit: Biden i thotë Netanyahut se ai dëshiron një ‘rrugë drejt armëpushimit’

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se ai pret një “de-përshkallëzim të rëndësishëm”, në konfliktin e Gazës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Shtëpia e Bardhë deklaroi se Biden u shpreh se dëshironte “një rrugë për armëpushim”.


Më parë Netanyahu tha se ushtria izraelite ishte “duke u kujdesur për objektivat”, duke shtuar se “ata nuk po qëndronin me një kronometër”.

Konflikti ka hyrë në ditën e 10-të, me një shkëmbim të vazhdueshëm të zjarrit me raketa nga militantët palestinezë në Izrael dhe me sulmet ajrore izraelite në Gaza.

Të paktën 219 njerëz, përfshirë gati 100 gra dhe fëmijë janë vrarë deri më tani në Gaza, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë.

Izraeli ka thënë se të paktën 150 militantë janë midis atyre që u vranë në Gaza. Hamasi nuk jep shifra të viktimave për luftëtarët.

Në Izrael 12 njerëz, përfshirë dy fëmijë janë vrarë, thotë shërbimi i tij mjekësor. Vendi pohon se rreth 3,750 raketa janë lëshuar drejt territorit të tij nga militantët në Gaza. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori