LAJMI I FUNDIT:

Barcelona heq dorë nga Wijnaldum

Barcelona heq dorë nga Wijnaldum

Barcelona nuk është duke e menduar më transferimin e Georginio Wijnaldumit.

Mesfushori holandez nga vera e kaluar lidhet me një kalim te skuadra katalunase, me Ronald Koemanin që e dëshiron ribashkimin me të.

Dyshja holandeze duket se nuk do ta jetësojnë ribashkimin e tyre qysh nga kombëtarja, pasi Barcelona nuk e ka më prioritet transferimin e tij, raporton Mundo Deportivo.


‘Fshesa’ e Laportas te Barcelona: 13 lojtarë janë vënë në shitje nga presidenti katalunas
Lexo po ashtu ‘Fshesa’ e Laportas te Barcelona: 13 lojtarë janë vënë në shitje nga presidenti katalunas

Blaugranasit do të shikojnë opsione të tjera, mirëpo edhe një shikim nga afër të zhvillimit të Ilaix Moribas.

Wijnaldum ka refuzuar deri më tani rinovimin e kontratës me Liverpoolin dhe mund të largohet si lojtar i lirë.

Një tjetër opsion për holandezin është edhe Bayern Munichu, me agjentin e tij që nuk e ka përjashtuar marrëveshjen e mundshme. /Telegrafi/