Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy persona të dyshuar, të pandehurit B.K., dhe L.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Dyshohet se i pandehuri B.K., gjatë vitit 2020-2021 në pikën kalimtare të kufirit në Han të Elezit, në cilësinë personit zyrtar si zyrtar doganor, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete ose për personin tjetër-të pandehurin L.S., shfrytëzon detyrën e tij zyrtare duke mos përmbushur detyrat e tij zyrtare.
“Në atë mënyrë që derisa është në detyrë, e njofton të pandehurin L.S., për kohën kur është i caktuar në trakë për kontrollimin e automjeteve dhe qytetarëve me rastin e kalimit të kufirit, me ç’rast i mundëson të pandehurit që ta kaloj kufirin duke kontrabanduar mallra përmes Maqedonisë së Veriut për në Republikën e Kosovës pa iu nënshtruar procedurave ligjore të kontrollit,-me të cilën do të kryente veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 414 paragrafin 3 nënparagrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe ‘Marrja e ryshfetit’ nga neni 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, i pandehuri tjetër L.S., gjatë vitit 2020-2021 në pikën kalimtare të kufirit në Han të Elezit, ka bartur mallra dhe kalon vijën kufitare duke shmangur kontrollin doganor, në atë mënyrë që paraprakisht njoftohet nga ana e të pandehurit-zyrtarit doganor B.K., se kur i njëjti është në detyrë-trak në pikën kufitare, i njëjti kontrabandon mallra-barna pa iu nënshtruar procedurave ligjore të kontrollit, e të cilat më pas bënë shitjen dhe shpërndarjen e tyre nëpër barnatore të ndryshme të Republikës së Kosovës, me të cilën do të kryente veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311 paragrafi1 të KPRK-së dhe “Dhënie e ryshfetit” nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtëve, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles