LAJMI I FUNDIT:

Nesër vazhdon seanca e jashtëzakonshme për prezantimin e programit të Qeverisë

Nesër vazhdon seanca e jashtëzakonshme për prezantimin e programit të Qeverisë

Seanca e jashtëzakonshme për prezantimin e programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025 do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 11:00.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Kuvendi i Kosovës.

E vetmja pikë e ditës në këtë vazhdim të seancës do të jetë “Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025”.


Ndryshe, javën që shkoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte kërkuar seancë te jashtëzakonshme për prezantimin e programit të Qeverisë.

Seanca e cila filloi të hënën do të vazhdojë të mërkurën,  pasi opozita dhe pozita u morën sot vesh për ndërprerjen e debatit mbi programin e Qeverisë Kurti.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se vazhdimi i seancës së sotme do të bëhet ditën e mërkurë.

“Pas arritjes së konsensusit mes pozitës dhe opozitës, vazhdimi i seancës do të bëhet të mekurën, në orën 11:00”, ka thënë Konjufca.

Ndryshe, debati i sotëm mbi programin e Qeverisë Kurti 2 ka kaluar me përplasje të shumta ndërmjet pozitës dhe opozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori