LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri parashikon tabelën finale të Ligës Premier – kush futet në Ligën e Kampionëve e kush në atë të Evropës?

Super kompjuteri parashikon tabelën finale të Ligës Premier – kush futet në Ligën e Kampionëve e kush në atë të Evropës?

Parashikimet përfundimtare të super kompjuterit sugjerojnë se goli me kokë i Alisson Becker për Liverpoolin do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm në luftën e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve.

Braziliani shënoi me kokë në minutën e 90+5-të nga një harkim i Trent Alexander-Arnold për të siguruar një fitore 2-1 kundër West Bromit në xhiron e 36-të në ligën angleze.

Ndërsa skuadra e Jurgen Klopp mbeti në vendin e pestë, ata tani janë vetëm një pikë larg nga një vend për t’u kualifikuar në garën më të mirë të Evropës, pas Chelseat.


Alisson's incredible Liverpool header has led a supercomputer to predict it will be a huge boost for the club's Premier League top-four push

Dy ndeshjet e fundit të sezonit të Liverpool i shohin ata të udhëtojnë në Burnley të mërkurën përpara se të presin Crystal Palacen në ditën e fundit të edicionit.

Dhe një super kompjuter ka parashikuar që goditja fituese e Alisson mund të jetë shkëndija për t’i dërguar ata në Ligën e Kampionëve.

Tabela e tyre e fundit pas 38 ndeshjeve e parashikuar nga super kompjuteri, i jep skuadrës fitore kundër ekipeve të vendosura në vendin e 15 dhe 13-të, duke e përfunduar sezonin e tyre me 69 pikë.

Me kampionët e Manchester City, Manchester United i vendit të dytë është i pakonkurueshëm me 70 tashmë, që do të thotë se Chelsea [64] dhe Leicester [66] janë ekipet e tyre të vetme që mund të shpresojnë për t’i kaluar.

Finalistët e FA Cup do të përballen me njëri-tjetrin në Stamford Bridge të martën, ku Superkompjuteri pret që ata t’i ndajnë pikët, ndryshe nga kupa, ku triumfuan Dhelprat.

Por, ndryshimi do të bëhej ditën e fundit, me ekipin e Brendan Rodgers që takohet me Tottenham dhe Chelsea duke marrë një pikë në Aston Villa.

Kjo do ta linte ekipin e Thomas Tuchel në 66 pikë – tre më pak se Liverpool, i cili do të kalonte Leicesterin dhe të përfundonte sezonin 2020/21 në vendin e tretë.

Spurs gjithashtu janë ende në kërkim të një vendi të katërt në 59 pikë, në të njëjtën shumë të pikëve me West Hamin.

Ndërsa ata pritet të bëjnë më mirë sesa rivalët e tyre në Londër duke marrë tre pikë në Villa Park, Tottenham do të largohej nga vendet e Ligës së Evropës nga fitoret e pritshme të Hammers kundër West Bromit të rënë dhe Southamptonit të vendit të 14-të.

Por, The Reds duhet të luftojnë më shumë për të arritur në top katër, pasi ky sezon i përcjelli me shuam lëndime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

“Xhaka mund t'i bashkohet Real Madridit”, ish-sulmuesi zviceran thotë se Graniti mund ta pasojë Modricin

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Amorim ka caktuar katër emra për të përforcuar sulmin e Man Utd

Amorim ka caktuar katër emra për të përforcuar sulmin e Man Utd

Premier League
Shteti i njohur evropian afër heqjes së VAR-it nga ligat vendase pas votimit të klubeve

Shteti i njohur evropian afër heqjes së VAR-it nga ligat vendase pas votimit të klubeve

Ligat tjera
Greenwood ndryshon ekipin kombëtar, nuk do të luajë më për Anglinë

Greenwood ndryshon ekipin kombëtar, nuk do të luajë më për Anglinë

Përfaqësueset
Kalo në kategori