LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo largon superveturat nga Torino – një sinjal se po largohet nga Juventusi?

Ronaldo largon superveturat nga Torino – një sinjal se po largohet nga Juventusi?
(Foto: Per Sempre Calcio/Instagram/cristiano)

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i ka larguar veturat e tij luksoze nga garazhi në Torino duke nxitur akoma më shumë spekulime për të ardhmen e tij.

Futbollisti portugez është lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër sidomos nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa gjatë ditës së hënë, 36-vjeçari ka dhënë një sinjal tjetër se e ardhmja e tij mund të mos jetë te Bianconerët, edhe pse ka edhe një vit kontratë.


Per Sempre Calcio e ka publikuar një video, ku shihet ngarkimi i superveturave të Ronaldos në një kamion të kompanisë Rodo Cargo me bazë në Lisbonë.

Arritja e veturave të CR7 në vitin 2018 ishte një sinjal i madh për transferimin e tij te Juventusi, ndërsa largimi i tyre ka nxitur thashetheme se Cristiano po largohet nga bardhezinjtë.

Nëna e lojtarit, Dolores Aveiro, kishte thënë më herët se do të përpiqej ta bindte djalin e saj që të kthehej në Lisbonë, porse agjenti Jorge Mendes ka deklaruar se akoma është herët që futbollisti të kthehet në vendlindje. /Telegrafi/