Nga: Dashnor Kokonozi
Rasti i dyqind vjetorit të vdekjes së Napoleon Bonapartit i ka dhënë shkas botimit të një numri të paimagjinueshëm librash e studimesh.
Është rimarrë edhe ideja e bipolaritetit të tij, një hipotezë që e mbështesin disa autorë amerikanë, midis tyre Julian Lieb. Sipas tij, fazat e eksitimit, marrjes flakë, por edhe çastet e zemërimit, të ideve madhështore dhe megalomania e Napoleonit janë pjesë e shqetësimeve bipolare që ndeshen te tiranët.
Mund të jetë edhe rasti i Stalinit dhe Hitlerit. Atëherë, gjithë ato krime i duhen faturuar sëmundjes bipolare?
Studiuesit amerikanë, kur flasin për maniako-depresivët, zakonisht fillojnë me shembullin e Napoleonit, thotë një njohës i këtyre punëve, V. Olivier. Ndërkohë, francezët kur trajtojnë raste të tillë sjellin shembullin e Lincolnit dhe Rooseveltit.
Për shumë vetë hiperaktiviteti, mungesa e oreksit, fakti që perandori i francezëve pothuajse nuk flinte kurrë në rrethana të ndezura, mund të cilësohet si rast tipik bipolariteti.
Gjë që provon se një sëmundje e tillë, nuk të pengon të jesh gjeni.
Madje, ndihmon ca.
Është e njohur, pasi kishte menduar gjatë e me intensitet detajet e betejës që e prisnin të nesërmen, Bonaparti ia këpuste gjumit. Në gjumë ishte edhe pasi kishin filluar luftimet. Rrallë dilte nevoja ta zgjonin për ndonjë të papritur. Gjithçka zhvillohej ashtu siç e kishte parashikuar.
Por këtu nuk e kemi fjalën për këtë lloj gjumi.
Në Elshingen, ai u përgjum dhe mbylli sytë gjatë takimit me Këshillin e Shtetit. Më 1805, në Lajpcig e zuri gjumi ndërkohë që të gjithë gjeneralët e tij i qëndronin më këmbë përpara.
Duke filluar nga viti 1812 këto përgjumje nisën të shqetësojnë rrethin e tij të afërt. Disa folën edhe për epilepsi.
Zakonisht perandori nuk flinte shumë. Mjekët thonë se kishte gjumë “poliofazik” dhe të ndërprerë. Vuante nga zgjimet e shpeshta. Por, dëshmitë e shumta tregojnë se me t’u zgjuar kishte një qartësi absolute idesh. Kjo ndikoi në lindjen e mitit të mbinjeriut.
Zakonisht binte në shtrat në mesnatë dhe zgjohej më tre të mëngjesit për t’u marrë me punët më delikate që e prisnin. Flinte përsëri më pesë të mëngjesit.
Por për mjekun Charles-Henri Choard (kirurg ORL) Napoleoni vuante nga sindroma e ndalimit frymëmarrjes në gjumë. Për këtë ai i bën një përshkrim të hollësishëm maskës së tij mortore.
Me kalimin e viteve, perandori është gjithnjë e më i përgjumur gjatë ditës. Mjeku dhe ministri i tij i brendshëm Antoine Chaptal te “Kujtimet e mia për Napoleonin” (një libër shumë interesant) thotë se deri atëherë ishte ai që e kishte mataruar gjumin, më tej ishte gjumi që e mataronte atë.
Këtu shumë vetë shohin edhe origjinën e gabimeve të gjykimit në ndërmarrjen e fushatës së Rusisë në kohën më të papërshtatshme dhe pastaj tërheqjen e papritur dhe në kushte katastrofike.
Dhe, specialistët mbërrijnë në përfundimin se nëse do të ishte mjekuar për problemet e gjumit me metodat e sotme, pa asnjë dyshim Evropa do të ishte krejt ndryshe dhe më tej ne nuk do të kishim njohur dy luftëra botërore.
Disa studiues dhe biografë të Bonapartit, mbështesin idenë se ai e humbi perandorinë në Uaterlo nga një krizë … hemorroidesh.
Për të kuptuar rolin e hemorroideve në këtë beteje historike, duhet thënë diçka tjetër: tradita ushtarake angleze dhe veçanërisht ajo e gjeneralit Arthur Wellington nuk parathonte asnjë komunikim me ushtarin e thjeshtë. Komandat angleze i vinin ushtarët në rresht dhe vetëm në çastin e fundit u tregonin se çfarë duhej të bënin, çfarë kërkohej për tyre dhe batalionit ku bënin pjesë.
Tradita franceze ishte krejt tjetër: Vetë Bonaparti, natën para betejës (para çdo beteje) e kalonte me ushtarët, i njihte ata me emër. Shkonte tendë më tendë e zjarr më zjarr dhe u shpjegonte një për një se çfarë do të ndodhte të nesërmen, si do të zhvilloheshin veprimet, manovrat rezervë në rast të kësaj apo asaj të papriture … Dhe, pas kësaj ai shkonte dhe ia këpuste gjumit.
Natën para betejës së Uaterlosë (15 qershor, 1915) ai vetëm se bisedoi pak me shtabin dhe nuk doli shumë nga tenda. Ushtarët ishin mësuar ta kishin midis tyre perandorin. Hapnin sytë gjithandej, por atë natë nuk e panë gjëkundi. Kjo i dëshpëroi. Ai nuk qëndronte as mbi kalë, nuk çapitej dot për shkak të hemorroideve.
Vazhdimin e dini …
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje