LAJMI I FUNDIT:

Pasi e ktheu Salernitanan në Serie A, trajneri Castori e krahason veten me Kloppin dhe Guardiolan

Pasi e ktheu Salernitanan në Serie A, trajneri Castori e krahason veten me Kloppin dhe Guardiolan
(Foto: Twitter/Tomaso Palli)

Trajneri i Salernitanas, Fabrizio Castori, e konsideron veten një trajner modern sikurse Jurgen Klopp apo Pep Guardiola, mirëpo nuk i pëlqen kur skuadrat bëjnë shumë pasime.

66-vjeçari e ktheu Salernitanan në Serie A për herë të parë pas 23 vitesh, ndërsa në vitin 2015 kishte arritur sukses të ngjashëm me Carpin duke e kthyer në elitë.

“Jam i kënaqur, më ka pëlqyer Serie A dhe doja të ktheheshim aty. Mendoj se ky ishte vendi i duhur”, ka deklaruar Castori për La Gazzetta dello Sport.


(Foto: Twitter/US Salernitana 1919)

“E konsideroj veten trajner modern, sikurse Jurgen Klopp, Diego Simeone apo Pep Guardiola. E njëjta është edhe me (Massimiliano) Allegrin.

“Futbolli im është efikas. Për mua pasimet horizontale në mbrojtje janë të padobishme… Më zë gjumi kur i shoh skuadrat që bëjnë 100 pasime pa goditur në portë”.

“Kundërshtarët mund ta marrin topin në shtëpi nëse duan, unë i preferoj tri pikët. Nuk më interesojnë trendet. Ajo që më intereson është koha më e shkurtër për të arritur te goli”, ka shtuar trajneri i Salernitanas. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Twitter/Premier League)

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Kalo në kategori