LAJMI I FUNDIT:

Juventusi do të përjashtohet nga Serie A nëse nuk tërhiqet nga Superliga Evropiane

Juventusi do të përjashtohet nga Serie A nëse nuk tërhiqet nga Superliga Evropiane
(Foto: Twitter/De Marke Sports)

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, ka paralajmëruar se Juventusi do të përjashtohet nga Serie A në sezonin e ardhshëm nëse nuk tërhiqet nga Superliga Evropiane.

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, janë klubet e vetme që nuk janë tërhequr zyrtarisht nga projekti i ‘shkëputjes’ që u iniciua para më pak se një muaji nga 12 klube evropiane, por dështoi vetëm pas dy ditësh.


Klubet nga La Liga dhe Serie A kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët të shtunën duke njoftuar se kanë marrë presione, kërcënime dhe ofendime të papranueshme që të heqin dorë nga Superliga.

Ndërsa në një konferencë për shtyp, presidenti i FIGC ka konfirmuar se Juve nuk do të lejohet të luajë në Serie A në edicionin e ardhshëm në rast se nuk e braktis ligën elitare.

“Kur klubet pranojnë të marrin pjesë në ligën italiane, ata i pranojnë parimet e organizatave ndërkombëtare. Është e qartë, se nëse Juventusi nuk i pranon këto parime, do t’i ndalohet pjesëmarrja në ligën vendore”.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina (Foto: Twitter/noxwin)

“Më vjen keq, kam parë disa tifozë të shqetësuar këtë mëngjes, por të gjithë duhet t’i respektojnë rregullat”.

“Nëntë klube vendosën të tërhiqeshin nga kompeticioni (Superliga), ndërsa tre kanë mbetur akoma. Sidoqoftë, shpresoj që kjo mosmarrëveshje të përfundojë sa më shpejt”, është shprehur Gravina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori