LAJMI I FUNDIT:

Zidane shpërthen në kritika ndaj gjyqtarëve dhe VAR-it pas barazimit ë Realit ndaj Sevillës

Zidane shpërthen në kritika ndaj gjyqtarëve dhe VAR-it pas barazimit ë Realit ndaj Sevillës

Real Madridi nuk e ka shfrytëzuar barazimin e dy rivalëve për titull Barcelonës dhe Atletico Madridit në Camp Nou.

Los Blancos kishin mundësi që me fitore të merrnin kryesimin në La Liga, por që ata nuk kanë arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sevillas.

Ishte minuta e 78-të kur u akordua penallti në Karim Benzeman, por pas rishikimit të VAR-it gjyqtari vendosi që të akordoj penallti për Sevillan, pasi në aksionin paraprak Eder Militao kishte luajtur me dorë.


Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se ai është shumë i zemëruar me gjyqtarët dhe VAR-in.

“Nuk jam bindur aspak nga ajo që më kanë thënë gjyqtarët pas ndeshjes”, tha fillimisht Zidane.

“Jam shumë i zemëruar. Unë fola me gjyqtarin për të kërkuar një shpjegim, por realisht ishte shumë e komplikuar sepse meritonim shumë më tepër, por tani është rezultati që është”, tha Zidane.

Tutje Zidane shtoi se nuk kuptonte asgjë nga vendimet e gjyqtarit.

“Unë nuk kuptoj asgjë nga gjyqtari. Nëse ka një prekje me dorë nga Militao, ishte edhe prekje me dorë nga lojtari i Sevillas”.

“Nuk jam i bindur nga ato që ai më tha. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët, por sot jam i zemëruar”.

Krejt në fund Zidane u kërkoi gazetarëve që mos ta pyesin më për gjykimin dhe shtoi se do të luftojnë deri në vdekje për titullin.

“Mos më pyet më për këtë penallti, unë tashmë e thash atë që e mendoj. Ata duhet të më shpjegojnë rregullat e lojës me dorë dhe kaq. Do të luftojmë deri në fund. Deri në vdekje”, deklaroi Zidane pas ndeshjes.

Ndërkohë francezi u pyet nëse i beson sistemit VAR, ku u përgjigj shkurtimisht: “Unë i besoj futbollit. Ajo që po them është se pashë dy prekje me dorë dhe vetëm atë kundër nesh e thirrën”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori