LAJMI I FUNDIT:

Trajneri në detyrë i Ballkanit thotë se në rrethana të tjera do kishin më shumë pikë

Trajneri në detyrë i Ballkanit thotë se në rrethana të tjera do kishin më shumë pikë

Ballkani barazoi 1-1 në udhëtim te Drita në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri në detyrë i skuadrës nga Theranda, Ardian Basha ka thënë se në rrethanat tjera do të kishin më shumë pikë.

“Falenderoj presidentin që ma ka besuar këtë detyrë, që me udhëheq skuadrën në këto tri ndeshje. Angazhimi i lojtraëve ishte mbi maksimalen e tyre, bëmë gjithçka, e dominuam lojën, kishim shumë raste, por pak çaluam te konkretizimi”, ka thënë ai për Art Sport.


“Mendoj që kishim më shumë nga loja, mendoj që lojtarët u paraqitën mirë, për këtë pjesë jam shumë i lumtur dhe do të vazhdojmë kështu me angazhim edhe në dy ndeshjet tjera”.

“Mendoj që Ballkani ka bërë lojën më të bukur, ka bërë spektakël dhe deri këtu kemi arritur me meritë, por mendoj që kemi mundur të kemi pikë më shumë, por sidoqoftë rrethanat tjera nuk na kanë lejua që të kemi disa pikë më shumë”.

“Konkretisht në ndeshjen e sotme mund të jepej një penalti në Dakun që doli një kundër një me portierin, por në momentin vendimtar nuk po na japin atë që na takon”, përfundoi Basha.

Ballkani me këtë barazim është larguar edhe matematikisht nga gara për titull, pasi Prishtina grumbullon 75 pikë kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, derisa suharekasit janë në vendin e tretë me 68 pikë. /Telegrafi/