LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet derbi në Gjilan: Drita dhe Ballkani i ndajnë pikët

Mbyllet derbi në Gjilan: Drita dhe Ballkani i ndajnë pikët
Foto: Arkiv

Drita dhe Ballkani kanë barazuar në kuadër të javës së 34-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Festim Alidemës, mirëpo goditjen e tij e priti portieri Damir Luljanovic.


Skuadra nga Theranda më pas filloi të këndellej dhe në minutën e 15-të, krijoi një shans të mirë përmes Blend Baftiut, por që goditja ishte e pasaktë.

Ishte minuta e 18-të, kur erdhi goli i parë i takimit, që u shënua për Dritën nga Xhevdet Shabani që shënoi një gol të bukur.

Por, Ballkani i barazoi shifrat në 1-1, fal një asistimi nga Ermal Krasniqi për Mirlind Dakun që shënoi nga afërsia.

Në 45 minutat e dytë, nuk munguan shanset e mira, por rrjetat mbetën të paprekura.

Alidema qysh në minutën e 47-të rrezikoi portën mysafire, mirëpo goditja e tij shkoi vetëm mbi portë.

Shans të mirë pati edhe Ardian Cuculi (58′), e në vend ishte Dami Luljanovic që ndaloi goditjen e mbrojtësit.

Deri në fund, dy skuadrat u mbrojtën mjaftë mirë, duke bërë që ky takim të përfundonte me barazim, 1-1.

Pas javës së 34-të, Drita është në vendin e dytë me 70 pikë, derisa Ballkani në të tretin me dy më pak. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori