Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka dorëzuar dosje të krimeve serbe në Kosovë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Përmes një aksioni simbolik ata vendosën grafite të UÇK-së në objektin e MPJ-së, dhe kërkuan edhe shkarkimin e saj.
Duke i mbajtur fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të rinjtë e PDK-së thanë se përmes këtyre veprimeve po iu rikujtojnë ministres se kush ka qenë agresori dhe kush viktima.
Kryetari i rinisë së PDK-së, Donjet Bislimi tha se ministrja Gërvalla-Schwartz duhet ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Serbinë.
“Kemi grumbulluar dosja të ndryshme të krimeve të Serbisë ndaj qytetarëve të pafajshme të Kosovës. Ato do t’i deponojmë në kutinë ku deponohen dosjet e gjenocidit serb, për këtë i ftojë gjithë qytetarët që në atë kutinë të vazhdojnë në deponimin e dosjes. T’ia rikujtojmë ministres Schwarz se kush ka qenë agresori dhe kush ka qenë viktima. E dyta këtu e kam një dhuratë për ministren, të cilën e ka nga të rinjtë e PDK-së “Për ju që keni harruar se kë përfaqësoni”. Kjo ndoshta do t’i shërbej ministres Schwartz që t’ia kujtojmë se kë e përfaqëson. E ajo e përfaqëson dhe duhet ta përfaqësojnë Kosovën dhe jo Serbisë”, tha ai.
Pjesë e këtij aksioni ishte edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila kërkoi shkarkimin e krye diplomates Gërvalla.
“Ajo ka për detyrim ta ushqejë narrativen e shtetit të Kosovës për subjektivitetin e saj që shtetësia e Kosovës të marrë kuptimin e plotë të saj dhe jo të mbajë agjendën e Serbisë. Nëse ajo flet për viktimat e Kosovës duhet ta kuptoj se edhe akterët e gjallë që kanë bërë luftën e Kosovës janë po aq të rëndësishëm sa ata që nuk janë më në mesin tonë dhe kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Andaj i bëjë thirrje zonjës Schwarz që ta kuptoj detyrën përgjegjësinë dhe kompetencat që i ka për ta kryer punën e saj me dinjitet. Në të kundërtën ne normalisht do të kërkojmë vazhdimisht dorëheqjen e saj”, u shpreh ajo.
Pas vendosjes së grafiteve në objektin e MPJ-së, Policia e Kosovës shoqëroi në stacionin policor dy aktivistë të PDK-së.
Të shoqëruar në Polici ishin Donjet Bislimi dhe Florent Lushtaku.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Telegrafin ka konfirmuar se ata janë shoqëruar me qëllim të sqarimit të rrethanave të disa veprimeve që janë ndërmarrë gjatë aksionit.
“Rreth orës 15:00 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash te Ministria e Punëve të Jashtme. Me qëllim të sqarimit të rrethanave për disa veprime të ndërmarra nga këta persona, dy prej tyre janë shoqëruar në stacionin policor. Ndërkaq në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit policia po ndërmerr veprimet vijuese”, tha Borovci. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Ku mbetën linjat hekurudhore dhe ajrore, të parapara me Marrëveshjen e Uashingtonit?
Serbia nga e premtja do të ndajë 5 mijë dinarë në muaj për fëmijët serbë në Kosovë
Deputeti Lefter Gështenja nuk ndjehet mirë, largohet me ambulancë nga Kuvendi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë