LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së u pritën nga ministri Xhelal Sveçla

Krerët e FFK-së u pritën nga ministri Xhelal Sveçla

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu janë pritur sot (e premte) nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve në vazhdimësi.


Kryetari Ademi e uroi ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, teksa e falënderoi atë për gatishmërinë e kësaj ministrie për ta mbështetur futbollin me ekipet e Policisë në mbarëvajtjen e ndeshjeve, si në ato ndërkombëtare ashtu edhe në ato të nivelit të garave vendore.

Nga ana e tij, ministri Sveçla u zotua se bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa shprehu kënaqësinë që futbolli ka arritur t’i japë imazh të mirë vendit në arenën ndërkombëtare, duke uruar që sukseset të mos mungojnë as në të ardhmen.

Në fund, kryetari Ademi e nderoi ministrin Sveçla me një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Man City është gati të shesë një nga blerjet e tyre më të mëdha në histori vetëm një vit pasi e solli atë në Etihad

Premier League
Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

Hansi Flick dëshiron ta bëjë yllin e Leverkusenit blerjen e parë te Barcelona

La Liga
Tri qortimet e mëdha, zbulohet përpjekja e Al-Khelaifit për të ndalur kalimin e Mbappes te Real Madridi

Tri qortimet e mëdha, zbulohet përpjekja e Al-Khelaifit për të ndalur kalimin e Mbappes te Real Madridi

Ndërkombëtare
Jeremy Doku tregon kundërshtarin e tij më të vështirë, zbulon edhe emrat e yjeve që e frymëzojnë

Jeremy Doku tregon kundërshtarin e tij më të vështirë, zbulon edhe emrat e yjeve që e frymëzojnë

Premier League
Raul i tregon Real Madridit se dëshiron të largohet nga klubi dhe të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë

Raul i tregon Real Madridit se dëshiron të largohet nga klubi dhe të vazhdojë karrierën e tij në Bundesligë

La Liga

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori