Murati pas lansimit të platformës EDI të ATK-së: Kursen paratë për bizneset dhe rrit transparencën
Është lansuar përditësimi i platformës “EDI” të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për deklarimin dhe pranimin elektronik të pasqyrave financiare nga ana e bizneseve.
Në lansimin e modulit “EDI” u tha se kjo platformë do të rrisë transparencën për bizneset si dhe shpejton kryerjen e shërbimeve në ATK.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky modul në këtë platformë është vetëm një hap drejt një digjitalizimi të tërësishëm të proceseve në ATK.
Murati theksoi se do ta mbështesin gjithnjë digjitalizimin, sidomos edhe për deklarimin e të ardhurave personale, pasi siç tha ai misioni kësaj qeverie është që të rritet transparenca, por njëkohësisht edhe efikasiteti i institucioneve publike.
“Përveçse digjitalizimi e zvogëlon barrën administrative përmes digjitalizimit të procesit për administratën publike, po ashtu kursen kohën dhe parat për bizneset, e rrit transparencën. Me transparencë dhe me ndarje të të dhënave mund të bëhen edhe analiza dhe raporte të ndryshme për sa i përket gjendjes ekonomike, po ashtu edhe atmosferës biznesore në Kosovë. gjithashtu ofron edhe një veti të objektivitetit për shkak se procesi digjital shton integritetin e procesit, deklarimit, sepse çdo ndryshim pastaj regjistrohet”, theksoi Murati, njofton KP.
Ndërsa, ambasadori gjerman në Prishtinë, Joern Rohde tha se me ndihmën e “EDI”, bizneset tani mund të deklarojnë taksat në mënyrë elektronike.
“Është një hap i rëndësishëm drejt mbledhjes më efektive të të ardhurave, gjë që është thelbësore për zhvillimin e politikave dhe shërbimeve për qytetarët e Kosovës. Në të njëjtën kohë, ky hap është gjithashtu thelbësor për të mundësuar institucionet që të përdorin dhe publikojnë të dhëna në përputhje me kërkesat ndërkombëtare të transparencës… Ekzistojnë mundësi të mëdha në rritjen e transparencës së mjedisit ekonomik, duke ia kthyer këtë informacion bizneseve dhe duke e ndarë atë me institucionet qeveritare dhe akademike”, tha Rohde.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ATK-së Ekrem Hysenaj tha se ky institucion është në vijim edhe të modernizimit të sistemit të ri të teknologjisë informative sipas kërkesave të ATK-së që do të mundësojë automatizimin e fushave kryesore, operacionet e mbledhjes së tatimeve, menaxhimin strategjik të ATK-së si dhe përkrahjen e funksioneve administrative të lidhura me proceset kyçe të ATK-së.
“Administrata tatimore vazhdimisht është duke krijuar kushte për ta bërë përmbushjen vullnetare më të lehtë. Jemi të përkushtuar të bëjmë reforma në shërbimet tona ku fokusi kryesor është ofrimi i lehtësirave për tatimpaguesin e që kjo nënkupton edhe digjitalizimin e proceseve, shërbimeve dhe punës. Aktualisht gjatë kësaj periudhe, në këtë tremujor, kemi arritur që të bëhet e mundur edhe ofrimi i shërbimit elektronik, i cili ndërlidhet me pranim dorëzimin e pasqyrave financiare”, tha Hysenaj.
Drejtues të Ministrisë së Financave theksuan platforma e një funksionimi të ri të ATK-së, është falë shtetit gjerman që ka dhënë mbështetjen e fuqishme për shtetin e Kosovës në të gjitha sferat, por në veçanti edhe për digjitalizim përmes GIZ-it gjerman.
Ndryshe, ATK nga viti në vit ka avancuar në ‘e-projketet’ duke rritur numrin e shërbimeve online ku deri më tani ofrohen rreth 50 shërbime online.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit