LAJMI I FUNDIT:

KOK përzgjedh përfaqësuesen e hendbollit për grantin ekipor në vlerë 60-80 mijë dollarë

KOK përzgjedh përfaqësuesen e hendbollit për grantin ekipor në vlerë 60-80 mijë dollarë

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur mbrëmë (e mërkurë), ka përzgjedhur përfaqësuesen, e cila do të mbështetet me grantin ekipor (Team Support Grant) nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Granti do të ndahet për përfaqësuesen e hendbollit, konkurrenca e meshkujve, ndërsa vlera e përfitimit në total për katër vitet e ardhshme është 60-80 mijë dollarë.

Hendbollistët tanë ishin pranë kualifikimit historik në Kampionatin Evropian 2022, duke përfunduar në vendin e tretë në grup.

Kosova la pas Rumaninë, të cilën e kishte mundur në Bukuresht dhe barazuan në Prishtinë.

Këtë grant hendbolli e kishte fituar edhe në ciklin e kaluar olimpik, por me kombëtaren e femrave.