LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Mbi 60 për qind e mjekëve janë vaksinuar kundër COVID-19

Sejdiu: Mbi 60 për qind e mjekëve janë vaksinuar kundër COVID-19

Kryetari  i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur se mbi 60 për qind e stafit shëndetësor, që janë në përballje me pandeminë COVID-19 janë vaksinuar deri tani.

Sejdiu bëri të ditur se edhe me kontigjentin e vaksinave që erdhi sot fillimisht do të vaksinohen mjekët, që nuk arritën të vaksinohen me atë të parin.


“Ne duhet të bazohemi në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë ku thuhet se mjekët do të jenë të parët që vaksinohen edhe nga ky kontingjent. Nga vaksinat që janë marrë në Kukës si donacion nga Qeveria e Shqipërisë dhe nga kontingjenti i parë i vaksinave që erdhi në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 4 mijë e 600 mjekë”.

“Mbi 60% e mjekëve që janë në shërbim janë vaksinuar në dy faza tek ne dhe në Shqipëri. Presim që të jenë edhe rreth 1800 mjekë që do të vaksinohen tash me kontingjentin që ka ardhur sot”, tha Sejdiu, në Klan Kosova.

Sejdiu mes tjerash foli edhe për hezitimin e mjekëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

“Një pjesë e mjekeve janë shtatzëna edhe një pjesë e tyre janë në moshë të re që kanë antitrupa dhe kanë konsideruar që nuk duhet të marrin vaksinën. Nuk do duhej të hezitonin aspak përveç mjekeve shtatzëna pjesa tjetër nuk duhet të diskutojë për marrjen e vaksinës dhe personeli shëndetësorë duhet të vaksinohet gjithsesi”.

“Kolegët tanë duhet të kenë parasysh se tashmë frika e variantit indian ekziston dhe kështu do të sillnin telashe më të madhe dhe nuk do duhej të diskutohej për vaksinim. Sytë e popullit janë tek ne dhe do duhej që të gjithë të vaksinohen”, tha Sejdiu.

Tutje Sejdiu tha se ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike duhet të merren më shumë me diskutimet publike që do t’i ftonin qytetarët të vaksinohen kundër virusit corona.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori