Kanë arritur në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian dhe Austria do t’i sjellë në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Austrisë në Kosovë përmes një njoftimi për media.
“Ambasada Austriake në Prishtinë është shumë e gëzuar, që sot ka arritur në Prishtinë sasia e parë e 95.000 dozave të vaksinës BionTech/Pfizer, të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe janë siguruar nga Austria. Me 4.680 dozat që kanë arrit sot ka filluar furnizimi i Kosovës me vaksinat, të cilat do shpërndahen deri në fund të gushtit. Kjo do kontribuoj në përgatitjen e planit të vaksinimit, duke vaksinuar fillimisht personelin shëndetësor në front të parë si dhe grupet e rrezikuara”, njofton ambasada e Austrisë, përcjell Telegrafi.
Ketë kontingjent e kanë pritur ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë.
Me këtë rast ambasadori austriak në Kosovë tha: “Është madhështore të shohësh se vetëm pak ditë pas paralajmërimit të Ministrit austriak për punë të jashtme Alexander Schallenberg, presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen dhe komisionerit Olivér Várhelyi, është realizuar furnizimi me vaksinat mëse të nevojshme kundër Covid. Për Austrinë është nder i veçantë dhe vepër solidarizimi me qytetarët e Kosovës, ta mundësojë transferimin e këtyre dozave; sepse, hapësirat e pambuluara në hartën e vaksinimit, pavarësisht ku janë ato, paraqesin rrezik për të gjithë ne. Nuk duhet të harrojmë se askush nuk është i sigurt, përderisa nuk janë të gjithë të sigurt! Të jeni të sigurt, se Austria ka qëndruar dhe do qëndroj edhe më tej përkrah popullit të Kosovës“, ka deklaruar ambasadori i Austrisë në Kosovë.
Furnizimi i Kosovës me 95,000 vaksina BioNTech/Pfizer është pjesë e një përpjekjeje të përbashkët të BE dhe Austrisë për të siguruar 651,000 doza BioNTech/Pfizer për Ballkanin Perëndimor, për të mbështetur rajonin në vaksinimin e personelit shëndetësor në front të parë si dhe persona nga grupe më të rrezikuara.
Austria ka lehtësuar dhe para-financuar transferimin e këtyre vaksinave, të cilat financohen nga paketa prej 70 milion €, e miratuar nga Komisioni Evropian për të financuar vaksinat në fjalë.
Këto vaksina u siguruan për partnerët e Ballkanit perëndimor në kuadër të negociatave paraprake të BE-së për furnizim me vaksina./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Muzeu krishtero-mysliman në Manastir, Mexhiti: Ata që e kanë marrë një vendim të tillë tash po e problematizojnë
Bislimi në Varshavë takoi ministrin e Plonisë për Bashkimin Evropian të Polonisë
Era e fortë rrëzon disa pemë në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje