LAJMI I FUNDIT:

Ballkani lëshon kreun, mposhtet në udhëtim te Drenica

Ballkani lëshon kreun, mposhtet në udhëtim te Drenica
Foto: Arkiv

Bllkani ka pësuar humbje 2-1 në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës.

Pas vetëm 20 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Kreshnik Ukës, që shënoi me kokë brenda zonës.


Me këtë gol, edhe përfundoi pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë ishin edhe më spektakolar.

Në minutën e 50-të, skuadra nga Skenderaj, arriti të dyfishonte epërsinë me golin e Denninson.

Por, Ballkani nuk u ndal me kaq, dhe ia doli të ngushtonte epërsinë në 2-1 me anë të mellan Zekës.

Deri në fund, vendasit ia dolën të mbahen mirë, duke marrë kështu tre pikë të arta.

Pas javës së 32-të, Ballkani nga pozita si lider, ka rënë në vend të tretë me 67 pikë, derisa Drenica bëri një hap të madh për mbijetesë, pasi është në të gjashtin me 38 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore