LAJMI I FUNDIT:

Atalanta barazon ndaj Sassuolos – Interi është kampion i Italisë

Atalanta barazon ndaj Sassuolos – Interi është kampion i Italisë
(Foto: Twitter/Inter)

Interi është shpallur kampioni i Italisë për sezonin 2020/2021 pas barazimit të Atalantas (1-1) në udhëtim te Sassuolo në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Mapei – Citta del Tricolore.

Skuadra mysafire mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 23-të, kur Pierluigi Gollini u përjashtua me karton të kuq.


Me gjithë inferioritetin numerik në fushë, vizitorët ia dolën të shënonin përmes Robin Gosens (32’), i cili u asistua nga Ruslan Malinovsky.

(Foto: Twitter/Atalanta B.C.)

Në gjysmën e dytë, Domenico Berardi e barazoi rezultatin me një gol të shënuar nga penalltia (52’).

Nga minuta e 75-të forcat në fushë u barazuan, duke qenë se edhe Marlon u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

(Foto: Twitter/Sassuolo U.S.)

Dy minuta më pas portieri vendas, Andrea Consigli, mbrojti penalltinë e Luis Muriel.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Pas këtij barazimi, Atalanta ka mbetur 13 pikë prapa liderit Inter, ndërsa kanë mbetur edhe katër javë për t’u zhvilluar (12 pikë në dispozicion) që do të thotë se edhe matematikisht, Interi është kampion i Italisë për sezonin 2020/2021.

Ky është titulli i 19-të zyrtar i Nerazzurrëve që i japin fund hegjemonisë së Juventusit pas nëntë vitesh radhazi. /Telegrafi/